4 Ide për çiftet në distancë në Ditën e Shën Valentinit

Nëse ju dhe i dashuri juaj nuk do të jeni në një vend në Ditën e Shën Valentinit, kjo nuk do të thot se ju nuk mund të festoni bashkë. Po si do e festoni festën kur ju nuk jeni bashkë? Ne ju kemi sjellë disa këshilla që të siguroheni që distanca mos të jetë pengesë në lidhjen tuaj më të dashurit tuaj në Ditën e Shën Valentinit.

  1. Planifinikoni një takim përmes Skype-it

Duke i faliminderuar teknologjisë, ju ende mund të organizoni një darkë kur nuk mund të vizitoni restaurantin e njëjtë. Ju mund të imitoni një darkë duke gatuar ose duke porositur në kohën e njëjtë, ose t’i bëni supriz njëri – tjetrin duke porositur ushqimin e preferuar të njëri – tjetrit. Ne poashtu ju rekomandojmë të visheni diçka të veqant domethënëse për këtë ditë, të hani ushqime festive si p.sh. dredhëza me çokolatë dhe të ngrini një dolli me shampanjë etj.

  1. Dërgoni sms gjatë ditës

Biseda e parë me sms gjatë ditës duhet të fillojë kur ju zgjoheni, p.sh. dërgoni një sms ‘Urime festa e Shën Valentinit’. Dergomi edhe simbole në formë të zemrave. Ose një video të shkurtër duke thënë ‘Duke menduar për ty në Ditën e Shën Valentinit. Mezi po pres sonte për takimin tonë në Skype.’  Për ata të cilët nuk e kanë problem të bëjnë postime publike për dashuri, të postoni në murin e njëri – tjetrit në Facebook mund të jetë poashtu një mënyrë e mirë për të demostruar dashurinë tuaj.

  1. Dërgoni dhurata njëri – tjetrit

Ne ju rekomandojmë të shkembeni dhurata virtuale si p.sh. një kartolinë përmes internetit ose një libër digjitale për të ja kujtuar partnerit tuaj kujtimet më të bukura. Kjo mund të ju ndihmojë të mbani në mend faktin se ju me të vërtetë keni një lidhje. Dhe nëse ju keni dëshirë të ju dërgoni një dhuratë të vërtetë atëherë mund ta bëni me postë.

  1. Planifikoni një takim të humbur

Ne ju rekomandojmë të ja kujtoni njëri – tjetrit se distanca është e përkohshme duke planifikuar një ditë të vonuar e Shën Valentinit kur takoni njëri – tjetrin. Ju mund të ndiheni në fund të lojës, por e rëndësishme është se ju do të keni mjafte kohë për të organizuar lehtë për rezervimin e darkës.

dua
dua
Dua - Help.Biz.Love. Connecting Albanians worldwide. Our mission is to connect Albanian people worldwide. Our suite of powerful communication tools helps members meet, build a stronger Network & create a better Dating experience.

Comments are closed.