Çfarë është dashuria e vërtetë?

Dashuria nuk është komplekse, njerëzit janë kompleks, dhe njerëzit dinë t`i komplikojnë edhe gjërat më të thjeshta.

Dashuria nuk është koncept i rëndë për t`u kuptuar – të paktën jo në teori. Të dashurosh nënkupton të ndjehesh e lidhur, të kujdesesh, të kesh nevojë dhe të obsesionohesh pas dikujt. Përderisa ndjenjat që dashuria zgjon janë univerzale, arsyeja pse dashurojmë ndryshon nga personi në person. Kur është fjala për dashuri romantike, reagimi obsesiv dhe psikologjik është shumë i rëndësishëm, mirëpo ajo që e aktivizon atë është individuale dhe e ndryshme tek çdo njeri.

Të biesh në dashuri me dikë dhe mos të të kthehet dashuria, është e dhimbshme. Por është edhe e shijshme përderisa zgjatë interesimi. Kur dashuria bëhet reciproke, atëherë mund të quhet dashuri e vërtetë. Imazhi i personit ndryshon dhe përshtatet me realitetin.

Varësisht sa jemi të pjekur dhe me përvojë në dashuri dhe në lidhje, dashuria ose do të rritet në një ritëm të shëndetshëm ose do të zbehet dhe eventualisht do të shkatërrohet.

Gadishmëria e një personi për lidhje dashurie varet nga koha, duhet të dimë kur dikush është i gatshëm për dashuri. Njerëzit përmbajnë sistem të mendimit, besimit dhe përvojës, dhe këto gjëra parashikojnë mënyrën se si procesohen mendimet, besimet dhe përvojat e reja. Si e shohim partnerin, çfarë ndjejmë për të, ardhmërinë që planifikojmë me të – të gjitha këto varen jo vetëm nga përvoja jonë në lidhje, por nga e kaluara jonë e përgjithshme.

Që një lidhje të funskionojë, të dy partnerët duhet të jenë mentalisht të përgatitur për rrugën që do marrin para. Nëse takojmë personin e duhur në momentin e gabuar të jetës, lidhja do të fundoset, përveç nëse arrijmë të menaxhojmë vetën brenda lidhjes.

Por asgjë nuk është e rëndësishme nëse partneri juaj nuk ju eksiton. Seksi është i rëndësishëm në lidhje, gjërat që ju “ndezin” janë unike për ju mirëpo është e rëndësishme që edhe partneri t`i kuptojë ato. Arritje është nëse gjeni personin e duhur që di t`ju “ndezë” në mënyrën e duhur dhe në kohën që ju dëshironi.

Kimia në lidhje zbehet me kohë, dhe kjo ndodh pasiqë nuk e mbajmë gjallë. Shumica prej nesh mendojnë se dashuria është një garë me një vijë finishi dhe nuk e kuptojnë se në dashuri nuk ka finish. Çdo ditë është sfidë e re dhe mundim për t`mbajtur lidhjen gjallë. Duhet të jeni vigjilentë mentalisht dhe fizikisht, duhet të mbani kiminë gjallë, kushdo që thotë se dashuria është e lehtë – gënjen.

Lidhjet nuk janë perfekte sepse njerëzit nuk janë perfektë, megjithatë mund të gjeni, krijoni dhe kultivoni dashurinë e tillë që e sfidon kohën.

Të dashurosh përgjithmonë nënkupton të gjeni kombinimin ideal të kimisë dhe kohës – duke u munduar që t`i mbani gjërat siç duhet.

Comments are closed.