Dekorime për Krishtlindje dhe Vitin e Ri!

Nëse jeni duke planifikuar festë për Vitin e Ri, ju duhet të konsideroni ide të ndryshme dekorimesh.

Ka shumë zbukurime që mund të bëni, por ju duhet të zgjidhni një që i përshtatet stilit të personalitetit dhe të jetës tuaj.  Se pari duhet të zgjidhni nje temë të partit.

Mendoni për të ftuarit para se të zgjedheni një temë. Për shembull, në qoftë se do të keni një parti vetëm për të rritur , dekorimet duhet të jenë krejt të ndryshme nga ato festat që kanë të ftuar edhe fëmijë. Sipas temës,  ashtu edhe duhet të zgjidhni furnizimet dhe derkorimet e Vitit të Ri.

Ka një numër të dyqaneve fizike dhe dyqaneve online ku ju mund të bleni dekorimet në bazë të temës së festës.

Më poshtë kemi radhitur disa ide dekorimesh të Vitit të Ri:

Zbukurimet: janë një nga elementet kryesore të Vitit të Ri. Balona, ​​shirita, yjet, përshëndetjet, kartat, kapelet, ndriqimi, muzika … këto janë pajisje kryesore, të cilat ia japin pamjen festes. Ju mund të përdorni edhe elementet te tjera dekorative. Organizoni një tryezë të mbushur me ushqime. Ndriçoni pjesën mirë për të mbajtur atë pjesë si favorite të festes.

Dekorimi për të rritur: Në një parti për të rritur, ju mund të zgjidhni temën maskë. Kjo parti do të jetë kënaqësi dhe interesante. Sigurohuni që të keni një vend të pastër. Mbani një tavolinë në qendër të partit dhe përdorni shumë lule.

Dekorimi për fëmijë: Nëse jeni duke planifikuar të organizoni një festë për fëmijë tuaj dhe miqët e tyre, ju duhet të shikoni detajet të vogla. Balonat dhe shiritat mund të jenë elementi ideal dekorativ  i festave për fëmijë. Nëse ju doni t’i angazhoni fëmijët në ndonjë aktivitet tërheqës gjatë festes, ju mund të organizoni disa lojëra për ata.

Tryeza e festës: Nëse jeni duke planifikuar një festë të  rehatshme ju mund të organizoni darkë ku së bashku me mysafirët tuaj  mund të qëndroni të ulur dhe të bisedoni gjatë festës, sygjerojm të zgjedhni një hapësirë të gjerë. Me dekorime të vogla në mes të tryezë, pasi që të gjatat i bllokojnë të ftuarit shohin të gjithë në tryezë. Mbulesa e bardhë në tryezë preferohet më së shumeti për Vitin e Ri.

Dekorimi i bredhit: Në çdo lloj feste të Vitit të Ri,  bredhi është shumë i domosdoshm që të dekorohet bukur. Zgjidhni një pemë artificiale apo një pemë të vërtetë. Ka një numër të elementeve, të cilat ju mund të përdorni për dekorim. Sigurohni mos të ngarkoni shumë, preferohet të zgjidhen dy ngjyra dhe të kombinohet me figurat si yll, shirita, harqe etj.

Ndriqimi: Është shumë e rëndësishme që të ketë ndriqim të mjaftueshëm në festë. Ju mund të përdorni llampa shtesë si dhe drita që bien shumë në sy, sipas dëshires tuaj. Pikat qëndrore duhet të jenë më të theksuara.

Comments are closed.