Largoni kokëdhimbjen për pak minuta duke masazhuar këto pjesë të kokës.

Tensionimi i muskujve, stresi dhe kushtet e motit janë disa prej shkaqëve që mund të shkaktojnë dhimbje koke. Qetësojeni kokëdhimbjen duke bërë masazh me teknikat e mëposhtme.

Masazhi i tempullit

Vendosni gishtin tregues dhe gishtin e mesëm në dy anët e tempujve/afer mendjës dhe bëni masazh të butë me lëvizje rrethore.

Pas disa momentesh ju do të keni përshtypjen se lëkura e kokës është ngritur pak dhe ju do të ndjeni gradualisht më të relaksuar.

Mbajeni në mend se kjo pjesë e fytyrës është shumë e ndjeshme. Ky masazh duhet të zgjasë rreth gjysmë minuti.

Akupresura

Vendosni gishtat e mëdhenje në pikat afër hundës në nivelin e syve dhe mandej në pjesën e brendshme të vetullave.

Shtypni lehtë pastaj bëni lëvizje rrethore me gishta për dy minuta.

Sytë duhet të jenë të mbyllur, dhe ju relaksoheni më shumë në qoftë se i mbështetni bërrylat në tryezë gjatë masazhit.

Shikoni videon për të kupuar më mirë:

Masazhi i muskujve

Vëndosni duart mbi shpatulla, atëherë, shtypni atë pjesë të shpinës. A ndjeni ndonjë gjë?

Këto nyje duhet të masazhohen rreth një minutë, dhe presioni duhet të jetë aq i fortë se ju të ndjeni një dhimbje të lehtë.

Përdersia bëni masazhin, lëvizni duke zgjatur kokën në anën e majtë dhe të djathtë.

Relaksimi i qafës

Me gishtin tuaj tregues dhe gishtin e madhë nga njëra anë butësisht masazhoni muskujt përgjatë kockave mbasë kokës dhe veshëve – nga jashtë mbrenda.

Pastaj tërhiqni gishtat përgjatë shpinës. Përsëriteni dy lëvizjet katër herë.

Comments are closed.