Profesori kujdesët për fëmijët derisa nëna mbanë provimin final.

Nëna Monica Romero ishte gati për të mbajtur provimin e saj final të ushtrisë në lëndën e historisë, që ishte pjesë e suksesit të saj në barchelor, por kujdestarja e fëmijve të saj anuloi të shkonte në minutat e fundit.

Pa pasur mundësi të gjejë dikë që të kujdesej për fmijët për një kohë aq të shkurtër, ajo nuk kishte zgjidhje tjetër veçëse t’i marrë fëmijët me veti dhe t’i lë të presin në koridorin e kolegjit të saj.

Në atë moment profesori i kolegjit Prof. Dr. Daniel Krebs i erdhi në shpëtim.
Profesori i dashur i kolegjit kujdesët për fëmijët derisa nëna e tyre mban provimin final

Shoqja e Monicës, Victoria Henry më vonë postoji një foto të profesorit duke u kujdesur për fëmijët e shoqës së saj në faqen e Facebook-ut.

“Unë isha dëshmitare për gjestin me të kujdeshëm të profesorit që ka parë gjatë gjithë jetës time në kolegj.“ Victoria kishte shënuar: “Një shoqe e imja ishte duke u bërë gati për provim tonë final të ushtrisë në lëndën e historisë kur kujdestarja e fëmijëve të saj e anuloi ardhjen e saj. Unë i sugjerova që më mirë t’i merr me veti dhe t’i lë ata të luajnë me tablet në korridor sesa të anulonte provimin.“

Ajo sqaroi: “Pas disa minuta ku fëmijët luanin me zë të lartë, profesori shkoi në korridor ku ishin dhe filloi të luante me ata që t’i kalonte koha me shpejtë derisa nëna e tyre po e mbante provimin final.“

“Një gjest vertet i sjellshëm. Më është ngrohur zemra sonte.“
Profesori i dashur i kolegjit kujdesët për fëmijët derisa nëna e tyre mban provimin final

Monica e cila sapo u vendos në Kentucky nga Korea e Jugut me fëmijët e saj Marcus dhe Mikayla, pranoi se kishte qenë e brengosur sepse ajo nuk do të kishte mundur të koncentrohej në provim kur fëmijët e saj ishin vetëm në korridor.

“Unë isha e brengosur për këtë sepse e dija që ata nuk do të rrinin një vend,“ ajo i tregoi Buzzfeed, duke shtuar se: “Po të përfundoja gjithë testin do të kishte qenë  mrekulli.“

Prof. Krebs i cili në vend se t’i thoshte asaj që nuk duhet t’i sjell fëmijët aty, ai është ulur me ata.”

“Ai është me të vërtet një profesor shumë i mirë dhe ka bëre një veprim shumë të mirë dhe të sjellshëm,” thotë Monica , “Unë jam shumë e lumtur për këtë.“

Fotoja është shpërndarë afër 500 herë nga shoqëria e klasës së Monicës duke e shfrytëzuar Facebook-un për të lavdëruar gjestin “mbresëlënëse“ të profesorit.

Burimi nga: http://metro.co.uk

Comments are closed.