Si t’i shërojmë buzët e plasitura në kushte shtëpie?

Buzët e thara nuk duken vetem keq po gjithashtu shkaktojë efekte të pakëndshme, të tilla si shtrëngim dhe ndjesi gjilpërash përreth buzëve që nuk durohen dot.

Lëkura në buzët tona është shumë e ndjeshme ndaj ndikimeve të jashtme, dhe të gjithë përjetojmë këtë fenomen të pakëndshme të paktën një herë në vit.
Kjo ndodh sidomos në vjeshtë dhe dimër, kur lagështia e ajrit është e ulët. Për shkak se lëkura në buzë është shumë më e hollë se lëkura në fytyrë dhe në disa pjesë të tjera të trupit, dhe nuk ka absolutisht mbrojtje nga ndikimet e jashtme.
Pirja e duhanit gjithashtu krijon plasaritje në buzë, dhe mënyra më e mirë për të mbrojtur buzët tuaja është që të përdorni një shumëllojshmëri të mallrave për hidratim, veçanërisht ato që përmbajnë përbërës për mbrojtje nga dielli.

Këtu ju sjellim disa këshilla se si të parandaloni dhe si të trajtoni buzët e thata dhe të plasitura…

Si t’i shërojme buzët e plasitura?

Gjëja më e mirë që mund të bëni për të trajtuar dhe për të parandaluar tharjen e buzëve është që të zbatohet rregullisht masë zbutëse mbi to. Trajtimi ndryshon nga personi në person, dhe mund të përdoret edhe nga gratë shtatzëna.
Nje nga recetat është mjalti ju mund të vendosni mjaltin mbi buzët tuaja, dhe të mbani për disa minuta. Pastaj t’i shpërlani lehtë me ujë të ngrohtë. Ne mbrëmje masazhoni buzët me lëvizje te ngadalta dhe me një brush dhëmbësh të butë dhe pak vazelinë mund t’i hiqni shtresat e lëkurës së vdekur. Pastaj aplikoni mastin për zbutje.
Shmangeni përdorimin e masave me parfum dhe kanellë, sepse mund të dëmtojnë edhe me tej buzët tuaja.
Gjalpi me kakao gjithashtu rekomandohet të përdoret që  të zvogëloje tharjen e buzëve. Preferohet të përdoret disa herë në ditë, sidomos nëse keni buzët shumë të thata. Pasi t’i shëroni, ata kanë nevojë për kujdes të përditshëm.
Nëse buzët qëndrojnë të thata për një periudhë më të gjatë kohore, është e mundur që trupit tuaj i mungon hekuri dhe vitamina B6. Në këtë rast rekomandimi ynë është që të hani sa më shumë perime jeshile, banana dhe peme e perime që përmbajnë këto vitamina.
Mos përdorni kreme dhe masa që përmbajnë fenol apo kamfor. Këto dy preparate do të plasitin lëkurën edhe më tej. Për të mbajtur buzët e tua të qeta, konsumoni lëngje të mjaftueshme. Në qoftë se përkundër të gjitha këtyre masave, gjendja juaj nuk përmirësohet, ju ndoshta keni nevojë të konsultoheni me një dermatolog, sepse është e mundur që shkaku është ndonjë reaksion alergjik.

Më poshtë mund të lexoni dy receta për zbutje dhe buzë të shkëlqyera.

Recete trajtimi me sheqer

1 lugë çaji sheqer të bardhë
Disa pika të ujit
Disa pika të vajit të ullirit
Përzieni përbërësit dhe vendosni masën në buzë të qendroj për 30 sekonda.
Kur këto 30 sekonda të kalojnë, shperlani me ujë të ngrohtë.
Pasi ta keni bërë këtë, aplikoni vaj ulliri mbi buzë, dhe pastaj aplikoni mastin tuaj të preferuar.

buzet e

Recetë trajtimi me mjaltë.

1 lugë çaji mjaltë
1 lugë çaji sode buke
Përzieni soden e bukes dhe mjaltin për të krijuar një mastë të butë. Aplikoni përzierjen mbi buzët e thata dhe mbani rreth 5 minuta.
Pastaj masazhoni buzët me lëvizje të buta dhe shpëlajeni me uje të vokët.

 

Comments are closed.