Takimet online: Si të përdorim kompjuterin për dashurinë?

Nëse jeni gati të hyni në botën për takimet online por nuk jeni të sigurtë si ta bëni atë, mos u brengosni! Ekzistojnë disa gabime të zakonshme që bëhen nga fillestarët, por nëse i ndiqni hapat në vazhdim, ju jeni gati për të notuar në ujërat me takimet online në çdo kohë.

Postoni një fotografi të mirë

Postimi i fotografive jo të mira dhe të gabueshme është një nga gabimet e zakonshme që njerëzit i bëjnë, dhe është esenciale që ju ta anashkaloni atë. Postoni një fotografi të mirë tuajën, të fundit që është bërë më së shumti para gjashtë muajsh. Postoni një të trupit tuaj nëse doni por sigurohuni që të jetë një fotografi e nxjerrë në një ambient normal dhe me dukje normale. P.sh. mos nxjerrni fotografi që ju shfaqin lakuriq në pjesën e sipërme të trupit tuaj e bërë në pasqyrën e banjos.

Zgjedhni faqen e duhur

Egzistojnë aq shumë web-faqe që shfrytëzohen për të nxitur takimet online saqë nganjëherë është e vështirë të zgjedhni se cilën të përdorni. Bazuar në atë çfarë po kërkoni, një lidhje afatgjatë, që mbase do të ju çojë në martesë, apo një grup të caktuar të njerëzve p.sh. faqet me ideologji të caktuar, apo faqen e parë shqiptare ku mund të gjeni dhe të takoheni me shqiptarë nga të gjitha trojet por edhe ata që jetojnë jashtë kufijve të Shqiptarisë, atëherë Albanian Friends është vendi i duhur për ju.

Mos i përmendni ish – të dashurit/të dashurat tuaja

Kjo është diçka e njohur për takimet sy më sy, por mendimi praktik ikën nga truri kur bëhet fjalë për takimet online. Duke e përmendur ish të dashurin apo të dashurën tuaj, ju po e valoni një flamur të madh të kuq që tregon të gjitha llojet e mundshme të të dashurve/dashurave që mund të kesh në bagazhin tënd, dhe që ende ke ndjenja për ish- të dashurën/dashurin. Kjo është definitivisht aspak atraktive.

Mos gënjeni

Kjo shkon në një kategori me rregullën e përdorimit të një fotografie të mirë, por është shumë më e rëndësishme. Nganjëherë është tunduese të shtrembërosh të vërtetën për të lënë më shumë përshtypje, por mos e bëni këtë. E dashura / i dashuri yt potencial do kërkojë të dijë të vërtetën dhe kjo mund të jetë një pengesë e madhe për të ardhmen. Në vend të kësaj, të gënjesh do të thotë që nuk jeni mjaft i sigurtë dhe kreativ që të tregoni gjëra interesante për veten, kështuqë ju duhet të trilloni.

Tash pra e dini se si mund të antarësoheni tek takimet online në mënyrë të suksesshme. Është e dukshme se është pak më e komplikuar se kjo listë me gjëra, mirëpo nëse I ndiqni këta hapa të thjeshtë, me siguri se do të merni një mesazh nga njerëz të lezetshëm online në çdo kohë.

dua
dua
Dua - Help.Biz.Love. Connecting Albanians worldwide. Our mission is to connect Albanian people worldwide. Our suite of powerful communication tools helps members meet, build a stronger Network & create a better Dating experience.

Comments are closed.