Çfarë është dua pay?

dua pay është një platformë remitancash dhe pagesash me kripto valuta në thelbin e saj, e cila është momentalisht në ndërtim e sipër. Vizioni i dua pay është të ndërtojë një realitet të ri financiar ku bashkësitë e fragmentuara (psh. diaspora nga Ballkani) të mos ndjehen të detyruar të paguajnë komisione dhe çmime të tepruara kur dërgojnë para jashtë vendit.

Abonohu për të qënë i pari dhe për të rejat më fundit

Çdokush ka dërguar para një herë në jetën e tij/saj për familjen ose miqtë e tyre që jetojnë jashtë vendit dhe pothuajse gjithmonë është përballur me komisione të larta të paarsyeshme, ndonjëherë deri në 12% të vlerës së dërguar. Kjo është një praktikë e zakonshme nga kompanitë e transferimit të parave dhe bankat, modeli i biznesit të të cilave varet nga tarifat e larta. Kjo është veçanërisht e vërtetë në Ballkanin Perëndimor, ku remitancat luajnë një rol të rëndësishëm dhe ku flukset aktuale të parave midis bashkësive të diasporës që jetojnë jashtë dhe vendeve të origjinës arrijnë pothuajse 18 miliardë dollarë në vit, duke e bërë atë një treg shumë fitimprurës.

Lançimi i platformës dua pay, do t’u mundësojë njerëzve të dërgojnë para në formën e kripto valutave të qëndrueshme, lehtësisht, shumë sigurtë dhe në kohë reale për pothuajse 0 tarifa, duke i bërë transfertat ndërkombëtare të parave shumë më kosto-efektive dhe të prekshme sesa tek kompanitë financiare tradicionale.

Për të kuptuar sesi funksionon, shembulli më poshtë shpjegon hapat të cilat duhen ndjekur:

Si të dërgoni para:

  • Shkarkoni aplikacionin në Google Play ose App Store
  • Krijoni një llogari dua pay dhe kaloni procesin e verifikimit
  • Shtoni para, të cilat do të konvertohen 1:1 në një kripto valutë të qëndrueshme
  • Zgjidhni pjestarin e familjes ose mikun midis kontakteve në app
  • Dërgoni shumën e dëshiruar – e cila mund të këmbehet përsëri

Përtej transfertave të parave, dua pay do t’i mundësojë klientëve të shpenzojnë para në tregtarë të ndryshëm online dhe offline si dhe të fitojnë interes mbi para – të gjitha së bashku në një llogari. Principet thelbësore në ndërtimin e dua pay janë:

1️⃣ Integro kripto token dhe kripto valuta të qëndrueshme si alternativa më të shpejta, më të sigurta dhe efektive.

2️⃣ Siguro transferta dhe pagesa ndërkombëtare me kosto pothuajse 0. Asnjë tarifë e fshehur dhe e shtuar.

3️⃣ Ndërto një kulturë të re ekonomike përreth bashkësive të fragmentuara dhe siguro qasje financiare për të gjithë.

E vërteta është se bankat janë të panevojshme për të bërë pagesa ose për të transferuar para. Nëse keni miq, familje, kolegë, fqinjë dhe një komunitet që beson në krijimin e një realiteti të ri dhe më të mirë financiar – atëherë gjithçka është e mundur.

Abonohu tani

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact us

Give us a call or fill in the form below and we'll contact you. We endeavor to answer all inquiries within 24 hours on business days.