Përditësuar më së fundi: September 8, 2021
Misioni i dua.com është të bashkojë shqiptarët në mbarë botën. Platforma jonë e komunikimit ndihmon anëtarët e saj të takohen, të ndërtojnë një rrjet të fortë komunikimi dhe të përjetojnë eksperiencat më të mira sa i përket njohjeve të dashurisë. Aplikacioni i cili do të lansohet shumë shpejtë (tani është në fazën e parë të testimit me Beta Testers), është i ndarë në 3 pjesë:
Dua Dashuri, kemi krijuar komunitetin më të madh shqiptar në mbarë botën, për të ndihmuar në ndërtimin e marrëdhënieve serioze që fillojnë me respekt dhe barazi.
Dua Biznes – Mundësi të reja për biznesin dhe karrierën tuaj krijohen atëherë kur zgjeroni rrjetin tuaj. Njihuni me bashkëthemeluesin, investitorin ose distributorin tuaj në Dua Biznes.
Dua Ndihmë – Nëse jeni i sapoardhur në një qytet ose po kërkoni të zgjeroni rrethin tuaj shoqëror? Dua Ndihmë është mënyra më e mirë për të krijuar miqësi të vlefshme.
A ju duket e dobishme kjo?