FAQ Takimet gjatë koronavirusit
Përditësuar më së fundi:
September 10, 2021
Takimet gjatë koronavirusit
Gjatë muajve të fundit ka qenë e domosdoshme që të kemi kujdes maksimal shkaku i koronavirusit. Izolimi, distanca sociale e pamundësia e udhëtimit kanë bërë që edhe takimet romantike të mungojnë.
Mirëpo si t’ja dalim mbanë?
- Komunikoni sa më shumë në telefon apo me mesazhe. Distancë nga njeri-tjetri
- Bëni plane për të ardhmen
- Aktivizoni thirrjet me video
- Shkruani atij/asaj një poezi
- Shikoni filmin e njejtë në të njëjtën kohë duke përdorur programacionin e posatshëm të Netflix-it
- Lexoni të njëjtin libër dhe pastaj ndani mendimet dhe komentet tuaja për të
- Vendosni të gatuani të njëjtin ushqim dhe ndani rezultatin me njëri-tjetrin
- Praktikoni një gjuhë të re së bashku, sidomos nëse ju pëlqejnë gjuhët e huaja
- Mësoni diçka të re si psh kaligrafi, të pikturoni, shkruani etj
- Sfidoni njëri-tjetrin me lojëra të përbashkëta online, ose edhe me videogame, ku secili prej jush mund të jetë një personazh. Pak sfidë nuk i bën keq askujt edhe pse në distancë
Për më shumë këshilla lexoni blogun tonë duke klikuar këtu.
A ju duket e dobishme kjo?