Financat e Decentralizuara – DeFi mund të transformojë Ballkanin

Në këtë artikull, do të flasim për DeFi ose financat e decentralizuara. Para se ta nisim duam të evidentojmë një gjë që e dim të gjithë. Ne e duam vendin dhe rajonin tonë dhe të gjithë ndajmë një ndjenjë të përbashkët krenarie për të, por në të njëjtën kohë duam që të bëhemi versionet më të mira të vetvetes. Përtej bukurisë së njerëzve dhe tokës shihen qartë probleme sociale dhe ekonomike. Varfëria, Shpërndarja e padrejtë e pasurisë, mungesa e qasjes financiare, shërbimet e dobëta financiare e shumë probleme të tjera si këto.

Duket qartë se nga njëra anë kemi njerëz që bëjnë të pamunurën për të qëndruar mbi ujë, Ndërsa nga ana tjetër konstrukte dhe institucionet financiare, të cilët thjesht nuk bëjnë mjaftueshëm për të ndihmuar dhe mbështetur shoqërinë.

Së shpejti do të lançojmë kriptomonedhën tonë të quajtur DUA – Bashkohu në Telegram për më shumë informacion.

Lindja e teknologjisë blockchain dhe aplikimet e saj në sektorin financiar shihen si shpëtimtarë të realitetit në të cilin jetojmë sot. Në këtë artikull, do të flasim për DeFi ose financat e decentralizuara. Çfarë janë? Si funksionojnë dhe mënyra se si ato mund të ndezin një reaksion zinxhir pozitiv? Një reaksion ky që mund të transformojnë kulturën aktuale ekonomike në Ballkanin Perëndimor.

Çfarë është DeFi dhe si funksionon?

Financat e Decentralizuara ose e ashtuquajtura DeFi është një fushë e re financiare dhe një alternativë e hapur globale ndryshe nga sistemi aktual financiar. Termi përshkruan shërbime financiare ose Dapps (aplikacione të decentralizuara financiare) të ndërtuara në blockchain të ndryshëm publik, kryesisht në blockchain Ethereum. Këto të fundit në thelb ofrojnë të njëjtat shërbime si shumica e bankave dhe institucioneve të tjera financiare.

Çfarë mund të bësh me to?
1️⃣ Dërgo & merr vlerë 2️⃣ Fito interes 3️⃣ Jep & Merr hua
4️⃣ Shkëmbe vlerë 5️⃣ Bli sigurim 6️⃣ Tregto derivativë
Si mund ta bësh?
Më shpejtë Më sigurtë Pa ndërmjetës
Pa dokumentacion Privat Hapur për të gjithë

Për të mundësuar shërbimet, financat e decentralizuara mbështeten në kriptomonedha dhe kontrata inteligjente. Për shërbimet asnjë ndërmjetës nuk është i nevojshëm. Ndryshe nga sistemi financiar aktual, ku institucionet financiare veprojnë si ndërmjetës. Të pasurit kontroll mbi paratë e tua u jep këtyre institucioneve fuqi të jashtëzakonshme. Në DeFi askush nuk i zotëron paratë e tua përveç teje. Të gjitha transaksionet administrohen nga kontrata inteligjente të cilat janë programe (koleksione kodesh) të ruajtura në një blockchain.

Ndërsa flasim, një vlerë totale prej 85 miliardë dollarësh është e kyçur në protokollet DeFi. Pothuajse gjysma e saj, 40 miliardë dollarë ndodhet në protokolle të huadhënies dhe huamarrjes si Aave, InstaDApp, Compound dhe Maker.

Burimi: Defi Pulse

1️⃣ Dërgo dhe merr kriptomonedha me anë të portofoleve kripto

Është po aq e thjeshtë sa të dërgosh një email. Çfarë ju duhet të bëni është të shkarkoni portofolin tuaj të preferuar dhe të keni adresën e personit të cilit dëshironi t’i dërgoni fondet. Zgjidhni një portofol që suporton kriptomonedhat që keni. Në rast se nuk keni asnjë, zgjidhni një portofol kripto me një metodë tradicionale pagese të integruar, e cila ju lejon të blini kriptomonedha brenda aplikacionit. Fondet e dërguara mbërrijnë në sekonda dhe tarifat janë jashtëzakonisht të ulëta. Fondet kalojnë nga portofoli juaj direkt në portofolin që po i dërgoni, kështu që asnjë ndërmjetës nuk është i përfshirë.

Kriptomonedhat e qëndrueshme (Stablecoins) përbëjnë një pjesë të madhe të vlerës totale në qarkullim. Kjo pasi ato përfaqësojnë paratë në formën e saj më moderne. Çmimi i tyre është i qëndrueshëm. Mund të dërgohen me pothuajse zero kosto dhe kjo do t’i bëjë ata me siguri elementet kryesore në industrinë e remitancave në të ardhmen.

Sapo dua pay të jetë gati, do të keni mundësinë të blini kriptomonedhat tona (Kriptomonedha e komunitetit dua dhe kriptomonedha e qëndrueshme) brenda aplikacionit dhe t’ia dërgoni familjes dhe miqve tuaj.

2️⃣ Fito interes mbi kriptomonedhat dhe gjenero të ardhura pasive

Ekzistojnë projekte për Financat e Decentralizuara/DeFi, si Gemini dhe BlockFi të cilët ofrojnë llogari kripto-kursimi dhe i japin mundësinë përdoruesve të gjenerojnë fitime vjetore 10-15%. Thjesht depozitoni një nga kriptomonedhat të suportuara nga platforma, vendosni detajet dhe do filloni të gjeneroni interes mujor. Në krahasim me llogaritë e kursimit nëpër banka të cilat ofrojnë 0.05% APY (kthim në vit), këto produkte DeFi janë shumë fitimprurës.

Një formë tjetër për të krijuar të ardhurave pasive quhet “yield farming”. Në thelb, përdoruesit i ofrojnë protokolleve DeFi likuiditet në kriptomonedha në këmbim të të ardhurave. Kjo procedurë nuk është ende e lehtë për njeriun mesatar, por disa kompani tashmë po përpiqen ta bëjnë më të lehtë dhe të aksesueshme. Megjithatë, me pak njohuri mbi kriptomonedhat të gjithë mund të hyjnë dhe të përfitojnë prej saj. Platformat më të njohura në këtë fushë janë Aave dhe Compound. Një përdorues tipik kërkon gjithmonë për kthimin më të lartë (APY – rendimenti vjetor në përqindje). Në disa raste investitorët shpërblehen me kriptomonedhat e vetë platformës në të cilën ndodhen, të cilat kanë një vlerë tregu.

Duke kuptuar potencialin që mund të ketë për komunitetin e dua, ne do të mundësojmë që njerëzit të kenë mundësinë të gjenerojnë të ardhurave pasive në aplikacionin dua pay.

3️⃣ Jep dhe merr hua kriptomonedha nëpër protokollet DeFi

Huadhënia dhe huamarrja e kriptomonedhave ka parë një përhapje të madhe në vitet e fundit. Nëse keni ose planifikoni të keni kriptomonedha, mund t’i bëni të gjenerojnë interes për ju në kohë reale. Përdoruesit mund të marrin hua çdo kriptovalutë me terma afatshkurtër në platforma si Aave dhe Compound. Huamarrja ndodh në dy forma:

  • Peer-to-peer ku një huamarrës do të marrë hua drejtpërdrejt nga një huadhënës specifik në platformë
  • Pool-based, ku huadhënësit hedhin mjaftueshëm likuiditet në kriptomonedha në protokoll dhe huamarrësi mund të marrë hua nga protokolli.

Ne në dua pay duam ti japim klientëve tanë mundësinë që në të ardhmen ata të kenë akses në këto protokolle. Ndaj, plani yne afatgjatë do të pershijë edhe elementet e huamarrjes dhe huadhënies në kriptomonedha. 

4️⃣ Këmbe kriptomonedha në platformat e decentralizuara të këmbimit

Sot ekzistojnë mijëra kriptomonedha në botë, të ndërtuara në blockchain-e të ndryshëm. Në rast se zotëroni disa, do të jeni në gjendje t’i këmbeni (ose swap) ato. Thjesht përmes një DEX-i (platformë e decentralizuar për këmbim) njësoj siç këmbeni Euro me Dollarë Amerikanë, por pak më ndryshe nga kjo. DEX-et janë aktive 24/365 dhe askush nuk ndodhet në mes të transaksionit përveç kontratave inteligjente. Pra ju janë plotësisht në kontroll të kriptomonedhave tuaja. Disa nga DEX-et më të njohura janë Uniswap dhe PancakeSwap.

Mund të këmbeni midis kriptomonedhave të dua-s brenda aplikacionit dua pay.

5️⃣ Bli sigurime të decentralizuara

Qëllimi i sigurimit të decentralizuar është të ofrojë sigurime më të përballueshëm, më të shpejta për t’u paguar, më transparent dhe më i aksesueshëm. Shumica e sigurimeve tani në botën e kriptomonedhave janë produkte që mbrojnë kundër humbjes së fondeve. Gjithësesi kjo fushë është ende në faza shumë të hershme, por ende mund të gjehen projekte interesante si Etherisc, i cili ju mbron në rast vonesash fluturimi, uraganesh apo edhe nga thatësira ose përmbytjet.

6️⃣ Tregto derivate, asete dhe me shumë

Në anën më profesionale të komunitetit defi, ka njerëz që përdorin aplikacionet e decentralizuara për qëllime tregtare. Ju mund të gjeni platforma me opsione të avancuara për tregtarët që duan pak më shumë kontroll mbi asetet e tyre.

Cilat janë pasojat sociale të grupeve me akses të kufizuar dhe pa akses financiar? 

Ne duhet të bëjmë një dallim midis dy termave. Persona me askes të kufizuar financiar janë ata që mund të kenë një llogari bankare. Megjithatë, për shembull, nuk janë të kualifikuar për të marrë një kredi ose nuk përfitojnë nga spektri i plotë i shërbimeve financiare.
Nga ana tjetër persona pa akses financiar janë ata të cilët janë lënë krejtësisht jashtë sistemit financiar. Pra, nuk kanë mundësi për të hapur një llogari bankare ose për të marrë një kredi. Kjo është një nga arsyset pse këta individë nuk janë në gjendje të gjenerojnë kapital dhe t’i shpëtojnë ciklit të varfërisë.

Pasojat për ata që bëjnë pjesë në këto dy grupe janë mjaft shqetësuese. Kjo pasi ndikon në kapacitetin e tyre për të jetuar normalisht, për blerë një shtëpi, për të zhvilluar një biznes, për të paguar shkollën, madje edhe për të blerë produkte dhe shërbime për shtëpinë.

22% e popullsisë së botës nuk ka akses financiar

Sipas Bankës Botërore, aktualisht janë rreth 1.7 miliardë adultë në nivel global pa akses financiar. Supozohet se pjesa më e madhe e këtyre njerëzve nuk kanë një llogari sepse qasja në shërbimet financiare është jo e lehtë. Por e vërteta është se shumica e tyre thjesht nuk kanë kapital të mjaftueshëm për të pasur një llogari.

Sipas një studimi të kohëve të fundit të Bankës Qendrore e ishujve të Filipinës, nga 52.8 milionë adult që nuk kanë llogari, 60% cituan mungesën e parave të mjaftueshme si arsyen kryesore. Kjo pasohet nga mungesa e nevojës (21%) dhe kërkesa e lartë e dokumentëve (18%). Arsyet e tjera të cituara janë kostoja e lartë (10%), mungesa e njohurive në hapjen e llogarisë (9%), mungesa e punës/punësimit (8%) dhe mungesa e vetëdijes (8%).

Në Ballkanin Perëndimor historia nuk është shumë ndryshe nga Filipinet. Siç mund ta shihni më poshtë, 50% ose më shumë e popullsisë pa akses financiar në rajoni nuk kanë llogari për shkak të mungesës së parave.

Pa llogari për shkak të dokumentacionit të kërkuar Pa llogari për shkak të fondeve jo të mjaftueshme
Shqipëri 13.70% 76.50%
Bosnje dhe Herzegovinë 5.50% 51.20%
Maqedoni e Veriut 5.70% 50.40%
Serbi 7.90% 45.60%
Mal i Zi 3.50% 51.10%
Kosovë 11.80% 50.10%

Burimi: World Bank Findex, 2017

Përfshirje financiare apo …

Pra, thënia “Përfshirje financiare” nuk ka të bëjë gjithmonë me zgjidhjen e mungesës së qasjes financiare, por gjetjen e një mënyre se si këta njerëz mund të krijojnë të ardhura. Platform Satchel, për shembull, është një aplikacion open-source që lejon komunitetet e pazhvilluara të grumbullojnë paratë e tyre në një DeFi protokoll. Këto më pas mund t’i huazojnë përmes platformës për të fituar interes së bashku. Interesi i fituar nga dhenia hua e fondeve mund t’i paguhet huadhënësëve si një formë e të ardhurave, ose mund të përdoret për të rritur komunitetet lokale.

Një shembull tjetër interesant vjen nga Amerika Latine. Celo nisi një projekt pilot në vitin 2020 gjatë mbylljeve të COVID për të provuar nëse kredia e nën-kolateralizuar për emigrantët venezuelianë në Kolumbi mund të ishte një projekt i realizueshëm. Rezultatet tregojnë që sistemet peer-to-peer, të kolateralizuara mbi marrëdhëniet shoqërore mund të ulin koston e kapitalit. Ashtu si edhe koston e operacioneve për huadhënësit në ekonomitë në zhvillim.

Përmbledhje

Ne folëm për Financat e Decentralizuara / DeFi, çfarë është, si funksionon dhe si mund të ndikojë në komunitetet e pa zhvilluara. Si përfundim, DeFi ka potencial të ulë pabarazinë ekonomike duke u dhënë njerëzve mjetet e duhura për të gjeneruar të ardhura. Jo vetëm kaq por edhe mundësinë për të përfituar nga gama e plotë e shërbimeve financiare. Me Financat e Decentralizuara njerzit nuk kanë asnjë kufi. Të gjithë ata që kanë një smartphone janë në gjendje të investojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact us

Give us a call or fill in the form below and we'll contact you. We endeavor to answer all inquiries within 24 hours on business days.