Ja sa po paguani në të vërtetë kur dërgoni para në shtëpi!

Ja sa po paguani në të vërtetë kur dërgoni para në shtëpi! Çdo ditë miliona emigrantë nga Diaspora dërgojnë një pjesë të parave të fituara me aq mund drejt familjeve të tyre. Përtej vështirësive që hasin për të punuar, jetuar dhe mbijetuar jashtë vendit, ata gjithashtu duhet të mundohen të kursejnë dhe sigurojnë të ardhura për të afërmit e tyre, ndaj çdo cent ka vlerë.

Remitancat luajnë një rol vendimtar në jetën e shumë familjeve. 50% e tyre përdoren për nevojat themelore të njeriut, si ushqimi, ilaçet dhe strehimi, duke i bërë ato një element mbijetese për familjet me të ardhura të ulëta.

Remitancat globale po rriten, por vazhdojnë të mbeten të shtrenjta

Siç shihet në grafikun e mëposhtëm, remitancat globale arritën një nivel të ri prej 706 miliardë dollarësh në vitin 2019, duke tejkaluar investimet e huaja direkte (IHD) si një burim të ardhurash për vendet në zhvillim.

para në shtëpiBurimi: World Bank World Development Indicators, 2019

Sot, njerëzit përdorin kompanitë e transferimit të parave dhe bankat për të transferuar para nga një vend në tjetrin. Për fat të keq industria ndërkombëtare e remitancave mbetet ende jashtëzakonisht e shtrenjtë. Kjo për shkak të tarifave ndërmjetëse, tarifave të fshehura, kurseve jo-reale të këmbimit ose tarifave të tjera shtesë që mbajnë një pjesë të madhe të parave të destinuara për t’u transferuar. Sipas një raporti të fundit nga Edgar, Dunn & Company, bankave tradicionale u paguhen mbi 150 miliardë paund tarifa çdo vit. I njëjti hulumtim tregon se vetëm 4% e klientëve të anketuar i kuptojnë se çjanë këto tarifa ndërsa 96% jo.

Kostot e remitancave kanë qenë në fokusin e veçantë të politik-bërësve për dekada të tëra. Remitancat mundet pa dyshim të quhet “çështja” më e diskutuar për shkak të problemeve të ndryshme me këto pagesa ndërkombëtare, të cilat përfshijnë mungesën e transparencës, proceset shumë të ngadalta dhe kostot jashtëzakonisht të larta që vijnë nga kërkesat e vazhdueshme të rregullatorëve dhe, në disa raste, nga mungesa e konkurrentëve.

Siç tregohet në figurën e mëposhtme, remitancat kalojnë ndërmjetës dhe hapa të shumta kur lëvizin nga vendi A në vendin B. Çdo hap i ri kërkon kontrolle rregullatore shtesë, më shumë tarifa, por në të njëjtën kohë duke pasqyruar mungesë transparence dhe parashikueshmërie. Remitancat përmes bankave ndonjëherë mund të zgjasin ditë të tëra, ndërkohë dërguesi as nuk ka informacion se kur mund të mbërrijnë paratë.

bankBurimi: VEEI study team analysis

Po shihni vetëm majën e iceberg-ut

Pothuajse çdo bankë apo operator i transferimit të parave reklamon komisionet/tarifat më të ulëta në treg për transferimin e parave. Por kush vallë ka të drejtë? Le të supozojmë se doni të dërgoni para në shtëpi. Masim një shumë si 1000 € nga Gjermania në Shqipëri apo Kosovë ose anasjelltas dhe zgjidhni një nga kompanitë e transferimit të parave.

maja e akullnajesAktualisht janë 3 kompani kryesore që veprojnë në Shqipëri dhe Kosovë. Western Union, MoneyGram dhe Ria Money Transfer. Të tre veprojnë në të njëjtën mënyrë. Klienti shkon fizikisht në dyqan, dërgon para në shtëpi dhe klienti në anën tjetër të botës merr shumën e dërguar. Mos harroni reklamat! Të gjithë thonë që kanë tarifat më të ulta në treg. 😉

Por sa? Me siguri do të paguani:

  • Tarifë për transfertë ndërkombëtare e cila varion nga 5% deri në 12% të shumës që dërgoni
  • Shtesë mbi kursin e këmbimit nëse shuma duhet të shkëmbehet në një monedhë tjetër
  • Tarifë shtesë për institucionin lokal financiar përmes së cilës operon kompania
  • Tarifa të tjera shtesë në rast anulimi ose për arsye të tjera të ndryshme

Mos harroni, operatoret e transferimit të parave gjithashtu fitojnë para nga shkëmbimi i valutave. Kjo do të thotë se ata përdorin kursin e tyre të këmbimit dhe jo kursin real të këmbimit i cili quhet kursi i tregut të mesëm (mid-market rate). Kështu që kur të keni nevojë të kontrolloni kursin real të këmbimit, mjafton të kërkoni në Google dhe do të shihni kursin e vërtetë.

A mund të dërgojnë njerëzit para me tarifa realisht të ulta?

Përgjigja është PO. Në shumë vende, kompanitë FinTech si Wise (më parë Transferwise), N26 ose të ngjashme kanë filluar tashmë të transformojnë industrinë financiare përgjithmonë duke ofruar shërbime të transferimit të parave më lirë se konkurrentët tradicionalë. Por për fat të keq këto kompani ende nuk janë të disponueshme në disa rajone në zhvillim siç është Ballkani, pavarësisht se të pranishëm në tregun global për disa vite tani. Por njerëzit këtu nuk do të presin momentin kur FinTechs të vendosin dhe të depërtojnë në treg, por po i marrin gjërat vetë në duart e tyre.

Ajo që mund të transformojë plotësisht industrinë globale të remitancave dhe të jetë një alternativë ndaj industrisë aktuale financiare (të shtrenjtë) është Kripto.

Remitancat me kriptomonedha (ose Kripto remitancat) është një temë relativisht e re, e cila ka fituar shumë vëmendje vitet e fundit, sepse është shumë më e shpejtë, më e sigurt dhe vjen me një kosto më të ulët sesa zgjidhjet tradicionale që kemi parë, siç është Western Union, Moneygram ose Ria apo edhe transfertat bankare. Dhe funksionon pavarësisht faktit se është në fazat e hershme të adoptimit masiv.

artikullin e mëparshëm, ku folëm për rrugëtimin e parasë, ne përmendëm kriptomonedhat e qëndrueshme (stablecoins) si një instrument financiar, i cili po revolucionarizon mënyrën se si njerëzit dërgojnë para në shtëpi dhe jo vetëm. Stablecoins, kriptomonedha të tjera dhe teknologjia blockchain në përgjithësi i japin mundesi migrantëve të kursejnë para në tarifa duke eleminuar ndërmjetësit. Rrisin në këtë mënyrë shpejtësinë e dërgimit të parave, sigurinë dhe qetësinë, ndërsa lëvizin pagat e tyre të fituara përtej kufijve për tek familjet e tyre.

E ardhmja duket më e ndritur

Fakt është se institucionet tradicionale financiare e kanë shumë të vështirë të shndërrohen në organizata inovatore, pavarësisht përpjekjeve të tyre masive me të ashtuquajturin “transformim digjital”. Kjo sepse do të kërkonte një ndryshim rrënjësor në modelin e tyre të biznesit dhe mentalitetin dhe vlerat e përgjithshme të biznesit. Transformimi digjital nuk ishte gjë tjetër veçse zhvendosja e produkteve fizike financiare financiare në kanalet digjitale. Dhe për më tepër, industria bankare me elementet e saj indentifikuese siç e njohim sot ka ekzistuar prej shekujsh.

Ajo që na nevojitet sot është rikthimi tek koncepti i parimeve fillestare, siç Apple bëri me iPhone. Do të na duhet të ri-dizenjojmë sistemin tonë financiar dhe veçanërisht industrinë e remitancave totalisht nga e para. Ndaj duhet të pyesim veten – nëse do ta bënim këtë, si do të dukej gjithçka – Bota jonë e re financiare, por e ri-imagjinuar?

Kjo nuk është sci-fi, por ndodh realisht ndërsa lexoni këtë artikull. Qasja me parimet fillestare në industrinë bankare nuk po ndodh vetëm në ekonomitë e zhvilluara. Ndryshimet e vërteta janë në tregjet dhe ekonomitë në zhvillim ku sistemet dhe infrastruktura e trashëguara funskionojnë dobët.

Duke parë dhe mësuar nga tregjet në zhvillim ku kjo po ndodh aktualisht na ndihmon të kuptojmë se nuk jemi më të kufizuar nga organizatat tradicionale financiare, por jemi gati të përqafojmë alternativa të reja në epokën e lirisë financiare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact us

Give us a call or fill in the form below and we'll contact you. We endeavor to answer all inquiries within 24 hours on business days.