Karriera në dua.comNe po kerkojmë

• Lead iOS Developer

Bëhu pjesë e misionit tonë, mision që bashkon shqiptarët kudo në botë. Suita jonë e mjeteve të fuqishme të komunikimit ndihmon anëtarët të takohen, të ndërtojnë një rrjet më të fortë dhe të përjetojnë eksperienca më të mira sa i përket njohjeve të dashurisë.

...
...
...
...

BENEFITET

  • Biznes i ri i provuar dhe i mirë-financuar me ambicie të mëdha, paga konkurruese dhe opsion të aksioneve në dispozicion.
  • Ekip dinamik dhe sipërmarrës ku të shkosh përtej limiteve është pjesë e përditshme e biznesit.
  • Qasje në sigurime gjithëpërfshirëse mjekësore, dentare, optike, sigurim invalidor dhe jetësor, të gjitha të mbuluara nga ne.
  • Transport i lehtë përfshirë transport publik dhe parking të paguar.
  • Kuzhinë e pajisur plotësisht me: kafe, çaj, birrë, dhe ushqime të lehta të shëndetshme (snacks).
  • Dreka ekipore, aktivitete në terren dhe shumë më tepër se kaq!

Lead iOS DEVELOPER

dua.com është në kërkim të një iOS DEVELOPER për t'u bërë pjesë e ekipit tonë. Ne jemi në një mision për të bashkuar mbi 12 milion shqiptarë në mbarë globin. Qofshin ata shqiptarë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Turqia, Zvicra, Mbretëria e Bashkuar dhe më gjerë, ne po synojmë të fuqizojmë marrëdhëniet tuaja dhe lidhjet domethënëse me bashkëmoshatarët. Kërkoni partnerin tuaj në çdo vend, kudo, në çdo kohë ose takojeni personalisht.

Pse dua?
dua.com ekziston sepse kemi parë një problem që kemi dashur ta zgjidhim. Edhe pse shqiptarët kanë përparuar ndjeshëm në mbarë botën, nuk ka asnjë platformë të vetme për të bashkuar komunitetin e mrekullueshëm shqiptare.

Ne jemi duke u ofruar shqiptarëve mundësinë e mrekullueshme që të krijojnë lidhje të rëndësishme sa i përket të gjitha fushave të jetës së tyre, qoftë duke njohur miq të rinj, duke kërkuar një marrëdhënie serioze apo duke zgjeruar rrjetin e tyre profesional.

Si një iOS Developer, kërkohet që të keni:

  • 3+ vjet përvojë të mëparshme në iOS Development (Swift)
  • Aftësi dhe fleksibilitet i demonstruar për të menaxhuar kohën dhe prioritetet në mënyrë efektive
  • Iniciativë dhe kreativitet në zgjidhjen e sfidave që ju parashtrohen
  • Aftësi drejtuese dhe përvojë në trajnimin e anëtarëve të rinj të ekipit
  • Njohuri për teknologjitë e tjera të internetit dhe standardet UI / UX
  • Përvojë me sisteme të iOS si Core Data, Core Animation, etj.
  • Aftësi për të Hartuar dhe ndërtuar Aplikacione për platformën iOS
  • Të identifikoni dhe korrigjoni bottlenecks dhe të rregulloni bugs
  • Do ndihmoni në ruajtjen e cilësisë së kodit, organizimin dhe automatizimin e tij
  • Përvojë në zhvillimin e aplikacioneve për Apple iOS, XCTest, XCUITest dhe XCode
  • Përvojë në automatizimin e testimit të aplikacioneve iOS duke përdorur XCTest, XCUITest dhe XCode
  • Përvojë në Java, Selenium, Appium, SOI UI dhe mjetet e automatizimit të mobile testing
  • Përvojë në zhvillimin dhe përmirësimin e sistemeve automatike
  • Njohuri mbi njësinë(unit), sistemit dhe testimit përfundimtar si dhe automatizimit të aplikacioneve celularë / aplikacioneve iOS
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi
Kualifikimet:
  • Diplomë Bachelor në Inxhinieri Kompjuterike, shkencë kompjuterike ose disiplina të ngjashme, kombinim midis arsimimit, trajnimit ose përvojës së punës.
  • Kërkohen 2 ose më shumë vjet përvojë pune në Inxhinierinë Softuerike për zhvillimin e aplikacioneve native iOS.
  • 3+ vjet përvojë të mëparshme të iOS Developing (Swift)
  • Përvojë me sistemet e iOS si Core Data, Core Animation, Rrjetet etj.
  • Njohuri në lidhje me API RESTful për të bashkuar aplikacionet iOS me shërbimet back-end.
  • Njohuri mbi parimet e projektimit dhe udhëzuesve të ndërfaqeve të Apple
  • Njohuri mbi sistemin API të mesazheve në Cloud dhe push notifications
  • Njohje e mirë e HTML5, Javascript dhe teknologjive të tjera të internetit
  • Njohuri për CI (Continuous Integration)
A po ju duket që përshtateni me profilin e kërkuar? Ne po presim të ndëgjojmë nga ju.


Pyetjet më të shpeshta

Dëshironi të dini më shumë rreth dua.com?

Misioni ynë është që t'i lidhim njerëzit në mbarë botën me njëri-tjetrin. Vizioni ynë është të bëhemi ekosistemi më i madh social shqiptar me ndikim pozitiv tek të gjithë shqiptarët në botë.

Tani për tani ju mund të qaseni vetëm përmes programit tonë Beta Testers. Vetëm na dërgoni e-mail adresën tuaj dhe ne do t'ju dërgojmë linkun. Pas lanqimit zyrtar, aplikacioni do të jetë i disponueshëm në Google Play Store dhe App Store.

Jeni të mirëpritur të na dërgoni komentet dhe sugjerimet tuaja. Mezi presim të dëgjojmë nga ju, çdo koment apo sugjerim konstruktiv do të na ndihmojë të permiresojmë aplikacionin për secilin prej nesh.

Wow, mahnitëse - po, ju lutem! Na dërgoni idenë tuaj, na shkruani nëse mendoni se ekziston ndonjë karakteristikë që mungon e cila do të ishte e dobishme për të gjithë shqiptarët.

Te punoni me ne?

valon@dua.com

Po kërkoni bashkëpunim? Jeni të interesuar për të investuar në dua.com? Dëshironi një demonstrim? Mos hezitoni, mund të na shkruani në çdo kohë.


Sygjerime

lark@dua.com

Çdo koment/sugjerim është i mirëpritur. Ndonjë pyetje ose sygjerim në lidhje me një veçori ose një ide të re që keni? E mrekullueshme, ju lutemi na shkruani!