Edhe nje dite

images-5-150x150-150x150Edhe një ditë e re në vargun e jetës
Edhe një ditë rëndon mbi supet e mia,
E gota e ime është e mbushur plot
Njëra gjysmë me helm, dhe tjetra me lot!

I kalova ditët sikur në errësirë
Jeta po më ik si dheu ndër këmbë,
Vdekja më është ngjitur dhe nuk më ik dot
Sa ka helm në gotë, aq ka edhe lot!

Në ditëlindjen time kam hapur një gropë
Hallet e jetës time në te dua ti mbyll,
Dhe gotën e helmit së bashku me lot
Do ta hedh në te, në jetën e kot!

Shumë vite i kalova dhe sa janë në radhë?
Në një luftë të gjatë në ballë me furtunën,
Unë tani po shkoj kah fundi i jetës
Nekrologun për së gjalli po ia shkruaj vehtes!

Sikur?

images-4-150x150-150x150Sikur ëndrra të ishte realitet
Asgjë më shumë s’do të doja n’jetë!
Çfarë kënaqësie unë do të kisha
Me ty si në ëndërr sikur të isha?!

Ah! kjo mendja ime si fluturon
Në vendet më të bukura mua m’dërgon,
N’mes lulesh të bukura plotë me aromë
Bashkë me atë që zemra ma don!?

Ëndërra, ëndërr ka për të mbetë
Rrallëherë ndodhë të bëhet realitet?
E sa shumë do të doja në këtë jetë
Që vetëm kësaj radhe të bëhet e vërtetë!