Home Për Dashurinë e vërtetë Dashuria e përjetshme – Xhulit
Dashuria e perjetshme

Dashuria e përjetshme – Xhulit

nga Argjenda Selmani

Nga dashuria që kam për ty
Mund të të shquaj edhe në mjegull.
Nga dashuria u ktheva sy,
I urtë, xhind, bohem, i rregullt.

Nga dashuria ditët e gjata
Në bukë i ktheva, kokrra tespije.
Me to të gjallë ndjenjën e mbajta,
Me to sfidova ankthin në pritje.

Nga dashuria në qiell u shtriva,
Me kokë në diell fjeta gjatë.
Dhe s’u pendova që të desha,
Ndërmend kam të të dua prapë.

(Poezia më pas u soll edhe si këngë nga Pirro Çako.)

Teodor Keko, lindur më 2 shtator të vitit 1958, ishte shkrimtar dhe publicist shqiptar. Ai lindi në Tiranë dhe ndoqi studimet e larta në Universitetin e Tiranës, në degën e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Në fillimet e tij punoi si gazetar në gazetën letrare “Drita” dhe në gazetën e përditshme “Koha jonë”, ndërsa më vonë ka punuar në gazetën “Aleanca”, si redaktor. Për një periudhë kohe, Teodor Keko ka qenë anëtar i Parlamentit shqiptar. Në vitin 1996, i zhgënjyer, ai largohet përfundimisht nga politika dhe vendos të kontribuojë në demokratizimin e jetës si intelektual përmes fjalës në shtypin e shkruar. Teodor Keko i filloi publikimet e tij në vitin 1980 dhe është autor i 15 volumeve në zhanre të ndryshme, si poezi, dramë, novelë dhe tregime të shkurtra.

ARTIKUJ E NGJAJSHëM