Home Për tradhtinë Dashuria të djeg
dashuria-te-djeg

Dashuria të djeg

nga dua.com

Dashuria të djeg pa zjarr.
Ajo vret por nuk sheh varrë.
mbyt pa oqean.
E të vyshk pa vjeshtën pranë.

Ajo të plakë pa qenë i burgosur.
Ajo të tretë pa qenë i varrosur.
Në fillim të jep pak jetë, pastaj të mbyt
dhe të shkatërron për jetë.

Poezia ‘Dashuria të djeg’ përshkruan dhimbjet që vijnë pas ndarjes. Autori në të përshkruan dhimbjen e zemrës së lënduar. Ai thekson se lumturinë e fillimit e mbyt dhimbja që vjen pas humbjes së personit të zemrës. Poeti në këtë rast bën disa krahasime shumë të bukura dhe të spikatura. Për shembull dhimbjen pa varrë, tretjen pa u varrosur. Ose në anën tjetër vyshkjen pa vjeshtë. Pra ai krahason dhimbjen e shpirtit me disa fenomene natyrore që lidhen me natyrën dhe njeriun. Ajo reflekton dhimbje dhe trishtim që vijnë pas një lumturie të humbur.

Në faqen poezi dashurie ju mund të lexoni shumë krijime letrare që lidhen me dashurinë. Të klasifikuara në rubrika, këto poezi mund t’ju japin kënaqësi shiprtërore. Ato gjithashtu mund t’ju bëjnë të reflektoni edhe për ndienjat tuaja. Në artin e poezisë njeriu e gjen vetën shumë lehtë. Prandaj mos hezitoni t’i shfletoni këto poezi dashurie të dedikuara për njerzit e zemrës.

ARTIKUJ E NGJAJSHëM