Home Për Dashurinë e vërtetë E dashur, erdha! – Teodor Keko
E dashur erdha

E dashur, erdha! – Teodor Keko

nga Argjenda Selmani

E dashur, erdha! Pse vrenjtesh kot?
Ti po më prisje përsëri,
mos u çudit, unë jam një zog.

Kur dashuroj bëhem si ajri,
E ngre folenë aty ku dua!
Do, s’do, të futem në kraharor,
të pushtoj si i marri.
Po e mbylle ti derën,
une me forcë do ta hap,
do ta copëtoj!

Do bësh sikur më ke inat.
Ndodhi e vjetër, unë e di!
S’jam buzëqumësht, por esnaf,
për dashuri di plot dredhi!
Unë do të puth, do të pushtoj në gji,
dhe po ma mbylle deren ti.

E dashur, erdha,në prag ke dalë,
ke hapur portën dhe qesh nën hundë.
Sa përbetohesh me qindra fjalë,
më mire, eja, me puth!
Kur dashuroj behem si ajri,
e ngre folene aty ku dua!
Do, s’do, të futem në kraharor,
Të pushtoj si i marri.
Po e mbylle ti derën,
unë me forcë do ta hap,
do ta copëtoj!

E dashur, erdha! Pse vrenjtesh kot?
Ti po më prisje përsëri,
Mos u çudit! Unë jam një zog.
Po e mbylle ti derën,
unë me forcë do ta hap,
do ta copëtoj!

(Poezia më pas u soll edhe si këngë nga Pirro Çako.)

Teodor Keko, lindur më 2 shtator të vitit 1958, ishte shkrimtar dhe publicist shqiptar. Ai lindi në Tiranë dhe ndoqi studimet e larta në Universitetin e Tiranës, në degën e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Në fillimet e tij punoi si gazetar në gazetën letrare “Drita” dhe në gazetën e përditshme “Koha jonë”, ndërsa më vonë ka punuar në gazetën “Aleanca”, si redaktor. Për një periudhë kohe, Teodor Keko ka qenë anëtar i Parlamentit shqiptar. Në vitin 1996, i zhgënjyer, ai largohet përfundimisht nga politika dhe vendos të kontribuojë në demokratizimin e jetës si intelektual përmes fjalës në shtypin e shkruar. Teodor Keko i filloi publikimet e tij në vitin 1980 dhe është autor i 15 volumeve në zhanre të ndryshme, si poezi, dramë, novelë dhe tregime të shkurtra.

ARTIKUJ E NGJAJSHëM