Home Për tradhtinë Edhe kur kujtesa
Edhe kur kujtesa

Edhe kur kujtesa

nga Flogerta Driza

Edhe kur kujtesa ime e lodhur
Ashtu si ato tramvajet e pasmesnatës
Vetëm në stacionet kryesore do të ndalojë,
Unë ty s’do të harroj,

Do të kujtoj
Mbrëmjen e heshtur, të pafund të syve të tu
Dënesën e mbytur, rrëzuar mbi supin tim
Si një dëborë e pashkundshme.

Ndarja erdhi
Po iki larg teje…
Asgje e jashtëzakonshme,
Veç ndonjë natë
Gishtat e dikujt do të mpleksen në flokët e tua
Me të largëtit gishtat e mi, me kilometra të gjatë…

Edhe kur kujtesa është një nga poezitë e shumta ndaj dashurisë të Ismail Kadaresë. Ismail Kadaré ka lindur në 28.01.1936, në Gjirokastër, Shqipëri dhe tashmë jeton në Paris, Francë. Ai është një shkrimtar shqiptar, i përmendur shpesh si kandidat për Çmimin Nobel në Letërsi, dhe është një nga figurat kryesore të jetës kulturore shqiptare që prej viteve ’60 e deri më sot. Sigurisht Kadare ka shkruar shumë pjesë letrare, prozë por edhe poezi. Megjithëse, nuk njihet për poezi, shkrime e tij janë vërtet mbresëlënëse dhe të goditura. Do zgjdhim t’ju sjellim të tjera poezi nga Ismaili, por edhe nga shumë shkrimatarë të tjerë. Kryesisht poezi dashurie dhe artistike.

ARTIKUJ E NGJAJSHëM