Edhe Pse…!

edhe-pse-150x150Edhe pse ti nuk e di,
është dikush pranë teje,
që për ty, çdo çast mendon.

Edhe pse ti nuk e ndjen
është dikush pranë teje,
që përher të dashuron.

Edhe pse ti nuk e prek,
është dikush pranë teje,
që për Të ti ekziston.

E do ta shohesh udhës tënde,
kur në të askush s`kalon,
do ta ndjesh prekjen e Tij,
të shenjtë,plot hirë, e dashuri.

Se veç Ai do të thërras në emer,
kur të gjithë ta kenë harruar,
se me gjakun e Tij të shenjtë,
emrin tënd në qiellë ka shkruar.