Home Për tradhtinë I përndjekuri i dashurisë …
I përndjekuri i dashurisë

I përndjekuri i dashurisë …

nga Flogerta Driza

Unë jam i burgosuri yt.
Rroj me prangat që ti më ke vënë.
Po çudi as qelia s’më mbyt.
Dhe s’më mbyt as dritarja e zezë.

Kur ti prangat m’i hodhe në mish.
Unë i putha duart e tua.
Është rast i pashembullt ta dish.
Që xhelatin ta puth a ta dua.

I përndjekuri yt erotik.
I përndjekur të mbetet gjithmonë.
Erotim i mirë a i lig.
Hidhmi duart në fyt, torturomë.

Ky burgim sa do zgjasë s’e di.
I përjetshem do kisha dëshire.
Veç ti eja më shih në qeli.
Të përndjekurit tënd i vjen mirë.

I përndjekuri i dashurisë … nga Dritëro Agolli

I përndjekuri i dashurisë është një poezi e shkruar nga Dritëro Agolli (13 tetor 1931 – 3 shkurt 2017). Ai ishte poet, prozator, publicist dhe politikan shqiptar. Që nga viti 1973. Ai ishte kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe të Artistëve të Shqipërisë. Krijimtaria e tij letrare është mjaft e pasur në gjini e lloje të ndryshme: poezi, poema, tregime, novela, romane, drama, skenarë filmash etj. Është fitues i disa çmimeve dhe i nderimeve të tjera. Disa prej veprave më të rëndësishme të tij janë përkthyer në Perëndim e në Lindje. Dritëro Agolli hyri që në fillim në letërsinë shqiptare (vitet’60) si një protagonist i saj, duke i ndryshuar përmasën e së ardhmes.

Krijimtaria

Në veprën e Agollit e pa veten si protagonist bujku dhe bariu, fshatari dhe studenti, malësori dhe fusharaku. Agolli i bë poeti i tokës dhe i dashurisë për të, shkrimtari i filozofisë dhe i dhimbjes njerëzore. Vepra letrare e Dritëro Agollit krijoi traditën e re të letërsisë shqiptare. Ajo na bën të ndihemi me dinjitet përballë botës së madhe. Shkrimtar i madh i një “gjuhe të vogël”, ai është po aq i dashur prej lexuesve bashkëkombas, sa dhe në metropolet e kulturës botërore. Dritëro Agolli dhe brezi i tij letrar (vitet ’60) nuk u paraqitën me ndonjë poetikë të re, sido që u diskutua mjaft edhe për rimën dhe ritmin, për vargun e lirë dhe vargun e rregullt, për “rreptësinë” e poezisë. Më shumë përvoja e tij krijuese, se traktatet teorike, bëri që të ndryshohej rrënjësisht tradita e vjershërimit shqip. Dritëro Agolli u shfaq në letërsi si një autor me kërkesa të larta për poezinë. Ai synoi një poezi më të përveçme, me më shumë individualitet. Agolli krijoi poezinë e “un-it”, përkundër poezisë së “ne-ve”, që shkruhej “për të bashkuar masat”. Agolli krijoi një model të ri vjershërimi në problematikë dhe në mjeshtërinë letrare, gërshetoi natyrshëm vlerat tradicionale të poezisë me mënyra të reja të shprehjes poetike. Thjeshtësia e komunikimit, mesazhet universale dhe shprehja e hapur e ndjeshmërisë janë shtyllat e forta ku mbështetet poezia e tij.

ARTIKUJ E NGJAJSHëM