Home Për Dashurinë e vërtetë I përndjekuri i dashurisë – Dritëro Agolli
i perndjekuri

I përndjekuri i dashurisë – Dritëro Agolli

nga dua.com

Unë jam i burgosuri yt, i përndjekuri
Rroj me prangat që ti më ke vënë
Po çudi as qelia s’më mbyt
Dhe s’më mbyt as dritarja e zezë

Kur ti prangat m’i hodhe në mish
Unë i putha duart e tua
Është rast i pashembullt ta dish
Që xhelatin ta puth a ta dua

I përndjekuri yt erotik
I përndjekuri të mbetet gjithmonë
Erotim i mirë a i lig
Hidhmi duart në fyt, torturomë

Ky burgim sa do zgjasë s’e di
I përjetshëm do kisha dëshirë
Veç ti eja më shih në qeli
Të perndjekurit tënd i vjen mirë.

Dritëro Agolli

Dritëro Agolli (13 tetor 1931 – 3 shkurt 2017) ishte poet, prozator, publicist dhe politikan shqiptar. Në vjershat dhe poemat e Dritëro Agollit gjejnë shprehje mendimet dhe ndjenjat e njeriut të ri, patriotizmi dhe besnikëria ndaj idealeve revolucionare, cilësitë e tij morale në jetë dhe në punë.

Në faqen poezi dashurie ju mund të lexoni shumë krijime letrare që lidhen me dashurinë. Të klasifikuara në rubrika, këto poezi mund t’ju japin kënaqësi shiprtërore. Ato gjithashtu mund t’ju bëjnë të reflektoni edhe për ndienjat tuaja. Në artin e poezisë njeriu e gjen vetën shumë lehtë. Prandaj mos hezitoni t’i shfletoni këto poezi dashurie të dedikuara për njerzit e zemrës.

ARTIKUJ E NGJAJSHëM