Home Për Dashurinë e vërtetë Iluzionet e ëndrrave
Iluzionet e ëndrrave

Iluzionet e ëndrrave

nga Flogerta Driza

Ndihem i dobët, kur e kthej kokën andej
Andej, edhe pse e di se nuk je më aty
U dorëzohem ëndrrave, që të shoh përtej
Rezultat, i paaftësive të mia, që ngela pa ty
Kur më mungon realiteti, iluzionet e ëndrrave ngallmoj

Edhe pse e di, se nuk kthehesh më tek unë
I lus ëndrrat, të të shoh, shumë të përmalloj
Nga plogështia, s’merrem me asnjë punë
Pse ngela, pa ty, fajësoj veten si i mjerë
Edhe drita, e diellit më duket si mjegull

Shetitoret, i shetit i vetmuar, sa e sa herë
Tërë kjo marrëzi, a thua është në rregull

Iluzionet e ëndrrave nga Nexhat Bexheti

Nexhat Bexheti, nga Tetova, na dërgoi në emailin tonë poezitë e tij, të cilat zgjodhëm t’i ndajmë me ju.
Poezi që përmbajnë brendi emocionale për dashurinë e humbur por edhe për vuajtjen e
pranimin e realitetit mbi një dashuri që ndoshta nuk do kthehet kurrë. Në vazhdimësi do sjellim
me kënqësi të tjera poezi prej tij. Nëse doni të postoni poezitë tuaja të dashurisë na shkruani
në emailet tona të pranishme në website, ose na kontaktoni ne direkt duke me shkruar mua tek
flogerta@dua.com

Blej shqip produktet

ARTIKUJ E NGJAJSHëM