Home Për tradhtinë Kur mendoj për Ty…
Kur mendoj për Ty

Kur mendoj për Ty…

nga Flogerta Driza

Kur mendoj për Ty … dhe ethe shpirti lëshon
Mendoj për qënien më të ëmbël në jetë
Mendoj për dashurinë tonë.
Kur mendoj për ata sy të bukur

Dhe buzët që dridhen pa fjalë
Mendoj për flokët mbi gjoksin tënd
Dhe zemrat që rrahin pa u ndal, 
Kur me Ty bisedoj e heshti

Dhe dridhen kur më flet ngadalë
Mendoj se brenda teje ka diçka
Që Ti ma thua me zemër e jo me fjalë
Diçka që më bën të ndihem si ëngjëll

Ti më shtrëngon aq fort pranë vetes
Dhe unë ngadalë pëshpëris të dashuroj

…nga Mërgimtari

Kur mendoj për Ty… është një poezi nga një shkrimtar i panjohur me pseudonimin Mërgimatari. Zgjodhëm ta sjellim tek Rubrika e Poezive të Dashurisë për këtë javë me qëllim që t’ju sillnim njëpoezi të ndjeshme dhe me shumë emocione. Mërgimtari ka edhe shumë poezi të tjera po kaq tëbukura, të cilat do mundohemi t’jua sjellim në vazhdim nëse ju pëlqejnë. Ai zakonisht shkruan me shumë ndjeshmëri dhe delikatesë dhe kjo është ndër të preferuarat tona.

ARTIKUJ E NGJAJSHëM