Home Për tradhtinë Mall nga Ismail Kadare
mall

Mall nga Ismail Kadare

nga Argjenda Selmani

Ca pika shiu ranë mbi qelq.
Për ty unë befas ndjeva mall.
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.

Edhe m’u duk pak e çuditshme
Si erdh kjo vjeshtë, ky mëngjes.
Qiejt e ngrysur pa lejlekë
Dhe shirat pa ylber në mes.

Dhe thënia e vjetër e Heraklitit
Seç m’u kujtua sot për dreq:
“Të zgjuarit janë bashkë në botë,
Kurse të fjeturit janë veç”.

Në ç’ënderr kemi rënë kaq keq,
Që dot s’po zgjohemi vallë?…
Ca pika shiu ranë mbi qelq
Dhe unë për ty seç ndjeva mall

Poezia e Ismail Kadaresë është një prej zhvillimeve më novatore në vjershërimin shqip gjatë një gjysmë shekulli. Ajo shprehu vendosmërinë e shkrimtarëve të brezit të viteve ’60 për të realizzar qëllime estetike të ndryshme prej paraardhësve. Mall është një nga poezitë e tij më të famshme.


Frymëzime dialoshare (1954), Ëndërrimet (1957), Endërr industriale (1960), Shekulli im (1961), Poemë e blinduar (1962), Përse mendoben këto male (1964), Shqiponjat fluturojnë lart (1966), Motive me diell (1968), Koha (1976), Shqipëria dhe tri Romat, përbëjnë titujt kryesorë të veprës poetike të Kadaresë.

Tematika e tij

Poezia e Kadaresë, ndryshe prej prozës së tij, është përgjithësisht e qartë, pa ekuivoke, shpesh marciale, thuajse përherë optimiste. Ajo, në kritikën zyrtare, është pritur si pasurim problematik i poezisë shqipe, veçanërisht me temën e qëndresës shumëshekullore të popullit shqiptar në rrugën e tij të gjatë të historisë. Poezia e Kadaresë është poezi e sfidave të mëdha shqiptare. Ajo është e përshkuar nga qëndrimi hyjnizues ndaj historisë kombëtare, ndaj lavdisë së tyre, ndaj tokës së të parëve, ndaj gjuhës shqipe.


Qëndresa hyn në poezinë e Kadaresë qysh prej kohërave antike, deri në periudhat më të afërta të historisë. Veçmas ajo lidhet me “motin e madh”, të epokës së Gjergj Kastriotit; por Kadare hyjnizoi një periudhë më të hershme se kjo, që ishte mitizuar më herët prej Rilindjes Kombëtare: periudhën e humanizmit evropian (siç mendon shkenca e historisë, kjo periudhë e gjeti Shqipërinë në të njëjtën shkallë zhvillimi me anën tjetër të Adriatikut), e cila pati shprehjen e saj dhe në njeriun dhe qytetërimin shqiptar:

ARTIKUJ E NGJAJSHëM