Home Për tradhtinë Në këtë natë me shi
ne-kete-nate-me-shi

Në këtë natë me shi

nga dua.com

Në këtë natë me shi,
Brengat nuk pushojnë.
Zemra e mërzitur,
Lotët me pikojnë.

Nga thellësia e shpirtit,
Këndohet një elegji.
Një zë i pikëlluar
Tretet nëpër stuhi.

Poezia Në këtë natë me shi është një poezi vërtetë melankolike. Autori i kësaj poezie përshkruan vetminë dhe mërzinë që shkakton ajo. Poezia mund të cilësohet si e thjeshtë mirëpo ajo të jep një ndiesi qetësie edhe pse reflekton dhimbje dhe mërzi. Ai përdor elementin e natës, errësirës, për të përshkruar gjendjen shpirtërore. Një gjendje të rënduar, të errët dhe të dhimbshme. E gjithë ndienja e trishtimit në këtë poezi duket se buron nga shpirti i autorit. Pra nga një shpirt i sprovuar me një dhimbje të madhe nga dashuria.

Në faqen poezi dashurie ju mund të lexoni shumë krijime letrare që lidhen me dashurinë. Të klasifikuara në rubrika, këto poezi mund t’ju japin kënaqësi shiprtërore. Ato gjithashtu mund t’ju bëjnë të reflektoni edhe për ndienjat tuaja. Në artin e poezisë njeriu e gjen vetën shumë lehtë. Prandaj mos hezitoni t’i shfletoni këto poezi dashurie të dedikuara për njerzit e zemrës.

ARTIKUJ E NGJAJSHëM