Me e rende se toka me e lehte se hija

poezi_dashuria-150x150Më e rëndë se toka Më e lehtë se hija
E vjeter sa lindja Pafund sa gjithësia
E ëmbël sa fjala E hidhur sa pikëllimi
E ngrohët sa falja E fortë sa qëndrimi
Rrënon edhe atje Ku fare ska ndërtuar
Ep fryte në atë vend Ku rrënjë ska lëshuar
E-ndrit errësirën Errëson ndriqimin
I pasuron ëndrrat Dhe ndalon ëndrrimin
Ujitet dhe jeton Edhe në shkretëtirë
Përballon acarin Dhe nuk ka të ngrirë
Rrallë kthehet aty Qe njëherë del
Është fuqi e fort Kur pushton s`pari herë
Pastron çdo plagë Dhe një ofshamë liron
Sa do t`jetë e dhimbshme Plagën e shëron
Vajin e kthen në këngë Ngushllimin në urim
Ndryshk unazat ne gisht Kur nuk ka bashkim
Kur ndizet t`parën herë Flaka e saj përjetohet
Vetëm prushi nëse mbetet Është e para dhe nuk harrohet
Syri nuk e shef Veshi nuk e dëgjon
Zemra është folea Që në të banon

Pa ty jete

images-1-150x150-150x150Pa ty jete me duket e ashper
Pa ty cdo gje me duket e vdekur
Pa ty dhe dita kurre ska mbarim
Pa ty dhe yjet nuk kane te njejtin shkelqim

Pa ty vetem trishtim ka ne syte e mi
Pa ty ndjehem gjithnje ne vetmi
Pa ty kete jete nuk me pelqen ta jetoj
Pa ty vetem vdekjen imagjinoj