Lotit tënd

Loti1-150x150 O pikë e lotit, margaritar,
Ku vallë ke rënë dhe më je
tretur !?
Mbi cilën buzë të larë në ar,
Që puthje ende nuk ka prekur
!?

Unë nuk desha të të prek kot
Nuk desha thjesht, të shuaj
etjen
Desha veç që, në një pik lot
Të bje ngadale, aty të tretem

Edhe Pse…!

edhe-pse-150x150Edhe pse ti nuk e di,
është dikush pranë teje,
që për ty, çdo çast mendon.

Edhe pse ti nuk e ndjen
është dikush pranë teje,
që përher të dashuron.

Edhe pse ti nuk e prek,
është dikush pranë teje,
që për Të ti ekziston.

E do ta shohesh udhës tënde,
kur në të askush s`kalon,
do ta ndjesh prekjen e Tij,
të shenjtë,plot hirë, e dashuri. Continue Reading →