Home Për Dashurinë e vërtetë Si s’të desha pak më tepër – Fatos Arapi
Si s'të desha pak më tepër

Si s’të desha pak më tepër – Fatos Arapi

nga dua.com

Unë e desha përtej vdekjes,
Ashtu dashurova unë
Dhe prap s’ja falë dot vetës
Si s’e desha pak më shumë..

Pak më shumë ku shpirti thyhet,
T’i them ndarjes: – Prit, ca pak..
Të gënjejmë mallin që s’shuhet,
Kujtimin të gënjejmë pak.

Përtej vdekjes, përtej botëve,
Atje ku nis “ca pak” tjetër, –
Asaj që më rri mes zotave
“Si s’të desha pak më tepër..”

Fatos Arapi (Zvërnec, 19 korrik 1930Tiranë, 11 tetor 2018) ka qenë një poet, novelist, përkthyes dhe gazetar shqiptar. Shkrimet e Arapit janë çmuar shumë nga lexuesit dhe bashkëkohësit e tij, për të cilat ka marrë çmime të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare. Fatos Arapi që në vitet ’60 qe një mjeshtër i spikatur dhe autoritativ i modernitetit të poezisë shqipe. Ai është një nga emrat e mëdhenj të letërsisë. Poezia e tij i kapërcen dimensionet e Shqipërisë dhe është padyshim e nivelit evropian.

Në faqen poezi dashurie ju mund të lexoni shumë krijime letrare që lidhen me dashurinë. Të klasifikuara në rubrika, këto poezi mund t’ju japin kënaqësi shiprtërore. Ato gjithashtu mund t’ju bëjnë të reflektoni edhe për ndienjat tuaja. Në artin e poezisë njeriu e gjen vetën shumë lehtë. Prandaj mos hezitoni t’i shfletoni këto poezi dashurie të dedikuara për njerzit e zemrës.

ARTIKUJ E NGJAJSHëM