Home Për tradhtinë Të dashuroj me gjithë zemër!
dashuria

Të dashuroj me gjithë zemër!

nga Flogerta Driza

Unazën e dikujt tjetër në gisht po e mbaj
Sa herë që e shoh, me mall për ty po qaj,
Ti më mungon krejt çka je
Unë të kërkoj por ti askund s’je
Tjetrin në krah e ty në zemër
Jam mbush me mëkate që s’ju vë dot emër
Po mëkati më i madh për mua mbete ti
Po si çohet jeta me kto marrëzi
Tjetri më puth buzën e më përqafon
Unë mbyll sytë e mendja tek ti shkon.
Rrugës e shoqëruar kur dal me atë
Zemra ndalon rrahjet, s’dua të shoh asgjë.
Unë të dua ty me tjetër jetoj
Ai flet me mua, unë emrin tënd shqiptoj
Pse qënka nda me hile kështu kjo botë,
Në moshën më të bukur me jetu me lot…?!!!

ARTIKUJ E NGJAJSHëM