Home Për tradhtinë ‘Ti fluturon me dallëndyshet’ nga Yllka Domi
Ti

‘Ti fluturon me dallëndyshet’ nga Yllka Domi

nga Argjenda Selmani

Ti fluturon me dallëndyshet’

Një ditë qdo gjë do të ndryshojë.
Do të vish të luash me veten.
Do të këndosh në duet me heshtjen.
Do të jetosh me kujtimin në ballë.
Do të thërrasësh me zë, ‘ ç’u bë vallë?’.

Do të kërkosh për veten shpëtim.
E sdo të gjesh kund emrin tim.
Jetonim ne të dy në gjethe të trëndafilit.
Jetonim duke shijuar erën e tij
Jetonim bashkë me këngën e bilbilit,
Por në fund na therrën gjembat e tij.

Shpresuam se deri në vdekje do të jemi bashkë.
Por ajo jetë që ne e ëndërruam nuk ishte e gjatë.
Ajo zgjati vetëm të paktët muaj,
E për këtë gjë unë tani po vuaj.

Tani jemi të vdekur për njëri tjetrin.
Fluturojmë në qiell për një jetë tjetër.
Fluturojmë të dy,por shumë larg njëri tjetrit.
E të dyve na shoqrojnë valët e detit.

Ti fluturon bashkë me dallëndyshet.
Fjalët që i dha tani po vyshken.
E mua më thërrasin skifterët.
Por unë s dua të fluturoj me ta,
E ti këndoj ninullat.

S’do të jemi më bashkë.
Jeta jonë mbaroi.
A do të jetojmë te lulet apo te zjarri?
S’di për njëri tjetrin
A do të na marrë malli?

Yllka Domi u lind me 17.06.1981 në Gjakovë dhe u vra në 7 Maj 1999 në moshën 17-vjeçare. Ajo ka qenë një poete dhe shkrimtare që në moshën 12-vjeçare. Poezia e saj ‘Ti fluturon me dallëndyshet’ është mjaftë e famshme. Ajo e ka shkruar këtë poezi shumë pak kohë para se të rreshtohej në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe të vdiste.

Poezi dashurie

Në faqen poezi dashurie ju mund të lexoni shumë krijime letrare që lidhen me dashurinë. Të klasifikuara në rubrika, këto poezi mund t’ju japin kënaqësi shiprtërore. Ato gjithashtu mund t’ju bëjnë të reflektoni edhe për ndienjat tuaja. Në artin e poezisë njeriu e gjen vetën shumë lehtë. Prandaj mos hezitoni t’i shfletoni këto poezi dashurie të dedikuara për njerzit e zemrës.

ARTIKUJ E NGJAJSHëM