Home Për tradhtinë Unë, ti dhe distanca…
Unë, ti dhe distanca…

Unë, ti dhe distanca…

nga Flogerta Driza

Kthehu ti të lutem nga udha e largët
Eja me erën që sontë bën zhurmë
Kjo mbrëmje e heshtur, e plogësht e vakët
Kujtime të tuat mi pruri në turmë.

Të lutem, mos luaj me kohën që ikën
Sepse dashuria në dhimbjë zë rrënjë
Në do të më heqësh nga sytë edhe dritën
Qëndro e larguar pa dhënë asnjë shenjë

Lëshoi fjalët ashtu prej së largu
Më thuaj “Të dua” qoft edhe gënjeshtër
Për mua nuk bëre asgjë më së paku
Nuk e di pse dreqin të ndjej gjer në eshtër.

Të lutem mos rri kaq kohë e larguar
Eja ti ëmbël, tek unë që të pres
Nuk “vdiqa” se ndoshta nuk ishte e shkruar
Veç ti mund të “shkruash” kur unë do të vdes

Bledi Ylli

ARTIKUJ E NGJAJSHëM