10 arsyet pse duhet të hani shalqi çdo ditë

nga Qysh Me

Nëse hani shpesh shalqi gjatë verës, kemi një lajm të mirë për ju. Shalqini është një nga frutat më të lëngshme e të shëndetshme për organizmin. Ka shumë arsye pse duhet të hani shalqi. Ai është jashtëzakonisht i pasur me vitamina, minerale dhe fibër. Përfitimet që njeriu merr nga shalqini janë të mëdha.

Më poshtë mund të mësoni nga Qysh.Me, vlerat e mëdha të shalqinit dhe sigurohuni që të mos të mungojë më në tryezat tuaja. Mund ta përfshini në sallata të ndryshme të gjelbra shoqëruar me djathë sipas dëshirës.

Shëndeti i zemrës

Shalqini është i pasur me amino acide të cilat ulin tensionin e gjakut. Shëndeti i zemrës përmirësohet edhe nga antioksidantët të cilët ulin rrezikun e atakut në zemër. Prandaj në ditët e ngrohta të verës është shumë e rëndësishme që të konsumoni kohë pas kohe shalqi të ftohtë.

Mbrojtje për gjymtyrët

Shalqini përmban pigmente natyralë që luftojnë inflamacionin në gjymtyrë. Disa studime, të cilave u referohet AgroWeb.org, thonë se falë konsumit të shalqinit, njerëzit janë më pak të prekur nga reumatizma ose artriti. Vërtetë është një lajm i mirë që një frut aq i shijshëm sjell kaq të mira shëndetësore.

Antioksidantët

Ngjyra e kuqe e shalqinit i atribuohet likopenit, një antioksidant që ul rrezikun e radikaleve të lira apo diabetit. Shalqini përmban më shumë likopen se domatet dhe çdo perime tjetër. Në këto kohëra kur të gjithë shpesh e ngarkojmë organizmin me ushqime të rënda, një antioksidant është i mirëseardhur!

Mbrojtja e Lëkurës

Ngrënia e shalqinit shërben si mburojë për lëkurën. Antioksidanti likopen ndihmon organizmin edhe ndaj djegieve nga dielli. Kjo e bën shalqinin ideal për kohën e verës!

Me shalqi shëndeti i syve është më i mirë

Një racion me shalqin plotëson 30% të nevojës ditore për vitaminë A, e cila është thelbësore për shëndetin e syve.

Hidratim

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, 92 përqind e përmbajtjes së shalqinit është ujë, ndaj ky frut është ideal për hidratimin e organizmit. Mungesa e lëngjeve dhe ujit në organizëm e drobit atë.

Zbutja e lëkurës

Shalqini përmban vitaminat A, B6 dhe C të cilat ndihmojnë në mbajtjen e lëkurës të butë e të lëmuar. Shalqinin mund ta shfrytëzoni edhe si një maskë lëkure duke përzier lëngun e tij me kos. Mbajeni 10 minuta dhe më pas shpëlajeni.

Me shalqi më shumë energji

Uji, antioksidantët dhe amino acidet tek shalqini e bëjnë atë ideal për njerëzit që kryejnë aktivitete fizike intensive. Shalqini përmban edhe shumë kalium, një mineral që ushqen muskujt dhe garanton më shumë energji.

Sheqeri në gjak

Niveli i glicemisë tek shalqini është 80, por falë karbohidrateve që ai përmban, do të thotë se si frut nuk arrin të rrisë nivelin e sheqerit në gjak.

Tretja është më e mirë me shalqi

Njerëzit që vuajnë nga koliti nuk duhet t’i thonë ‘jo’ shalqinit sepse është një frut shumë i lehtë për t’u tretur. Shalqini është i butë dhe i lëngshëm ndaj nuk i bën dëm stomakut.