A janë dezinfektuesit natyral efektiv?

nga Argjenda Selmani

Sa shpesh i përdorni dezinfektuesit natyral? Ndërsa ne të gjithë duam që sipërfaqet tona shtëpiake të shkëlqejnë. Mirëpo nuk ka rëndësi vetëm pamja e tyre e përgjithshme. Të gjitha sipërfaqet që preken shpesh duhet të dezinfektohen rregullisht. Sigurisht, disa nga artikujt në banjën tuaj ose frigoriferin, p.sh uthull dhe lëng limoni mund të pastrojnë në mënyrë efektive.

Kur përdoren si duhet, dezinfektuesit me bazë bimore mund të jenë po aq efektive sa pastruesit kimikë. Pavarësisht nëse bëhet fjalë për një llak apo pastrim, këto dezinfektues natyrorë vrasin baktere dhe viruse në sipërfaqe të forta. Mirëpo ato funksionojnë më ngadalë sesa dezinfektuesit kimikë. Për të dezinfektuar siç duhet, pastroni sipërfaqen me sapun dhe ujë para se të përdorni dezinfektuesin tuaj të dëshiruar, dhe lërini të ulen, në varësi të udhëzimeve të produktit, të vrasin 99.9% të mikrobeve.

Përgatitja e dezinfekuesit natyral

Ka disa mënyra se si mund të përgatisni një deznifektues natyral. Mund ta bëni me produkte që i keni në shtëpi. Madje edhe me aromat ejuaja të preferuara. Më poshtë po sjellim një recetë se si mund të përgatisni një dezinefektues natyral:

Përbërësit:

  • 500 ml ujë i zierë,
  • 10 lugë gjelle uthull,
  • 2 lugë sodë buke,
  • lëngu i 1 ose 2 limonave.

Të gjithë këta përbërës përziejni bashkë dhe në këtë mënyrë mund t’i besoni dezinfektuesit natyral me të cilin mund të dezinfektoni mobilet, tavolinën e punës, lodrat e fëmijëve si dhe për duart.