A keni menduar ndonjëherë qysh me fitu pare në internet?

nga Flogerta Driza

A keni menduar ndonjëherë qysh me fitu pare në internet? Në internet ka shumë mënyra për të fituar para. Një prej mënyrave më të përdorshme është PPC (Pay Për Click) ku ju merrni para për çdo klikim që bëhet në reklamat që i publikoni në faqet tuaja. 

Google Adsense

Një prej kompanive më të njohura dhe më të përdorshme për PPC është Google Adsense. Nëse keni vizituar faqe të ndryshme në internet, ju sigurisht keni parë reklama nga google adsense në ndonjerën prej faqeve që keni vizituar. Nese keni klikuar në ndonjëren prej reklamave, pronari i faqes është paguar automatikisht. Nëse doni me dit qysh me fitu pare nga Google Adsense, duhet patjetër të keni një Webfaqe tuajen.

Ka shumë shërbime në internet që ofrojnë të hapni webfaqe falas ose me pagesë. Një prej shërbimeve që ju ofron të hapni blog falas është shërbimi i google, bloggerPasi ta hapni blogun ose webfaqen tuaj, duhet të regjistroheni në google adsense. Sigurohuni që keni dhënë informata të sakta kur jeni regjistruar sepse google i dërgon pagesat me çek në adresen tuaj. Pasi ta përfundoni regjistrimin në google adsense, kyçuni në llogari dhe do shihni panelin tuaj.

Për ta vendosur reklamen në faqen tuaj, ju duhet të klikoni te My Ads > Content > Ad unit > New ad unit

Mbushni informacionet që ju kërkohen dhe klikoni Save and Ge code. Merrni kodin që shfaqet dhe vendoseni në faqen tuaj. Nëse keni një blog dhe dëshironi të vendosni reklamat e google adsense në atë blog.
Thjesht kyçuni në llogarinë blogger dhe klikoni Monetize > Set up AdSense. Jepni informacionet që ju kërkohen dhe klikoni Save. Për çdo klikim që bëhet nga vizitorët tuaj tek reklamat që keni vendosur – ju do të paguheni.

Kujdes

Mos provoni të klikoni vetë në reklama ose t’i thuani miqve të klikojnë. Google i ka menduar këto dhe mund të rrezikoni humbjen e llogarisë tuaj.