Qysh Me nga dua.com - Qysh me dit cila është më mirë, makina elektrike apo ajo me benzinë? 

Qysh me dit cila është më mirë, makina elektrike apo ajo me benzinë?

Flogerta Driza Flogerta Driza | Auto | 11 March 2020 | 14:00

Këtu do t’ju japim një vështrim të përgjithshëm krahasimor të makinave elektrike dhe atyre me naftë. Avantazhet dhe disavantazhet e kësaj teknologjie, e cila po merr para gjithë tregun e makinave.

 

Kostot e importit: Nëse kalojmë nga makina me naftë ​​në makina elektrike është avantazh. Nuk do na duhet të importojmë më benzinë, ndërsa energjinë elektrike e prodhojmë vet.

 

Siguria e karburantit: Ekonomia dhe vendi ynë varen nga furnizimet e rregullta të karburantit. Edhe pse kemi disa vende që tregtojnë naftë brenda vendit si Ballshi, Patosi etj, ato nuk zotërohen nga ne por nga firmat e huaja amerikane. Në rast krize goditemi të parët.

 

Shërbimi: Një makinë elektrike ka nevojë për një shërbim të vogël çdo 100,000 km. Nga ana tjetër një makinë benzine ka nevojë për 10 herë më shumë shërbime, dhe për çdo 100,000 km ka nevojë për një shërbim të madh. 

 

Kostot e karburantit: Një makinë me benzinë kushton rreth 4-10 herë më shumë për km në karburant në krahasim me një automjet elektrik.

 

Infrastruktura: Makinat me benzinë dhe naftë kërkojnë një super infrastrukturë. Duhen pika furnizimi me personel përkatës. Ndërsa, mund të ndërtohet shumë lehtasi një rrjet kombëtar i furnizimit me energji elektrike dhe karikues në dispozicion 24/7.

 

Siguria: Mbartja e një karburanti shumë të paqëndrueshëm në një automjet mund të shkaktojë zjarr dhe vdekje. Derdhjet e karburantit në stacionet e karburantit gjithashtu përbëjnë një rrezik zjarri. Kjo gjë nuk ndodh me makinat elektrike. 

 

Shkathtësia: Një motor benzine ka vetëm një gamë të kufizuar operacione të rotacionit, kështu që një pajisje shtesë mekanike e quajtur kuti ingranazhesh kërkohet. Ka edhe shumë përbërës shtesë që shtojnë kostot e prodhimit, mirëmbajtjen dhe kanë një jetëgjatësi të kufizuar.

 

Karburantet toksike: Një automjet benzinë ​​lëshon tym helmues që shkaktojnë ndotje sidomos në qytetet e mëdha. Kjo gjë mund të eliminohet me makinat elektrike.

 

Jetëgjatësia: Një automjet me benzinë ​​zakonisht ka një jetëgjatësi prej 200,000 deri në 400,000 km përpara se automjeti të dali nga përdorimi. Automjetet elektrike zgjasin 2-5 herë më gjatë.

 

Efikasiteti: Një automjet benzine është jashtëzakonisht joefikas, duke dhënë vetëm rreth 25% të energjisë së benzinës si lëvizje, 75% tjetër harxhohet si nxehtësi. Ndërsa një automjet elektrik është rreth 70% -80% më efikas.

 

Me pak fjalë është më e favorshme përdorimi i një makine elektrike sesa një makine me naftë apo benzinë. Alternativa më e mirë që propozojmë është Tesla Motors nga Elon Mask, por do t’i kushtojmë një artikull më vete. 

 
dua