Qysh me dit se sa të vjetra i kemi gomat e makinës? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me dit se sa të vjetra i kemi gomat e makinës?

Flogerta Driza Flogerta Driza | Auto | 19 August 2020 | 10:00

Sigurisht që gomat vjetërsohen me kalimin e kohës nga kushtet e terrenit ku e ngasim makinën. Gomat mund të durojnë deri në 10 vite përdorim, edhe pse shumë prodhues gomash sygjerojnë që ato të ndërrohen me të reja çdo 6 vite. Mirëpo është interesant të dijmë se kur janë prodhuar gomat që i kemi në makinë.

Kjo është mirë edhe kur t'blejmë goma të përdorura të dijmë vitin e prodhimit të tyre. Në shembullin e mëposhtëm e shihni një kod 3 ose 4 shifror që tregon javën dhe vitin e prodhimit. Kjo gomë në këtë rast e ka kodin 3011, ku 30 do të thotë që është prodhuar në javën e 30, dhe 11 do të thotë në vitin 2011. 

Pra, duke parë kodin përkatës në gomën tuaj do të parashikoni edhe sa kohë i ka ngelur gomave tuaja për tu ndërruar.
qysh me dite sa te vjetra i kemi gomat 

dua