Qysh Me Ndeze Makinen? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh Me Ndeze Makinen?

Qysh Me Qysh Me | Auto | 30 August 2012 | 15:10
Miliona njerez  sot ngasin makinen cdo dite. Gjeja e pare qe duhet te bejne eshte ta ndezin ate.  Ky artikull shpjegon se qysh me i ndeze disa lloje te makinave. Udhezimet Hapi 1: Se pari duhet te keni makine. Pasi qe keni makine, hapi tjeter eshte te futeni brenda ne te, ne ulesen e shoferit dhe te vendosni rripin e sigurimit. Hapi 2: Per shumicen e makinave, ju duhet te vendosni qelesin qe ju ka ardhur me makine ne  vendin e ndezjes. Kjo vrime zakonisht eshte ne afer timonit dhe ka forme rumbullake te metalte. Hapi 3: Pasi qe te vendosni qelesin silleni ne anen e majte apo te djathte, varesisht nga modeli, ngadale per ta vene ne kontakt. Pra vetem ne kontakt, andaj mos e sillni te terin, pasi qe makina ndizet dhe ende nuk eshte koha. Nese nuk rrotullohet qelesi, provo ta shtypni frenin (pedalen e mesme) me kembe, pasi qe disa nga makinat e reja ua imponojne kete per shkaqe sigurie. Nese keni makine qe ka tastin per ndezje, lexoni udhezimet se qysh me ndeze sigurte. Hapi 4: Nese makina ka te bllokuar qelesin permes timonit, atehere silleni timonin pak ne te dyja anet deri sa te qelesi te zhbllokohet. Hapi 5: Para se ta sillni qelesin te terin, ju duhet te dini se si te veproni me kembet tuaja. Hapi 6: Nese makina ka transmision manual atehere ajo do te kete pedalin e fraksionit (pedali i majte). Eshte me rendesi qe te siguroheni qe keni ngritur frenin larte, dhe e keni vendosur marshin ne neutral. Nese makina eshte ne shpejtesi, ndezja do te rezultoj ne levizje te padeshiruar te makines. Hapi 7: Nese makina ka transmision automatik atehere ajo nuk do te kete pedalin e fraksionit, por do te kete siguresen e shpejtesise neutrale. Kjo sigurese parandalon ndezjen perderisa marshi nuk eshte ne poziten P ose N. Hapi 8: Te pumponi apo te mos pumponi, kjo eshte pyetja. Per t'ju pergjigjur kesaj pyetje se cka duhet te beni me pedalen e gazit ju duhet te dini nese makina juaj eshte ingjeksion apo me karburator. Nese nuk keni njohuri per kete dhe makina juaj eshte prodhim i para 1990, supozojme qe eshte karburator pasi qe pothuajse te gjitha veturat pas 1990 jane ingjeksion. Makinat me ingjeksion nuk kane nevoje per shfrytezimin e pedalit te gazit gjate ndezjes. Hapi 9: Nese makina ka karburator, perdorimi i pedalit te gazit ndryshon varesisht nese motorri eshte i ngrohte a po i ftohte. Motorri i ngrohte do te thote qe makina ka qene e ndezur pak me pare dhe jo moti i ngrohte. Motorri i ngrohte zakonisht nuk ka nevoje per perdorim te pedalit te gazit gjate ndezjes. Nese motorri eshte i ftohte atehere do te kete me shume nevoje per karburant qe makina te ndizet. Ne keto raste shtypni pedalin e gazit 1-2 here, dhe nese deshton provoni te shtypni me shume. Por kujdes pasi qe shume tentime do te fus me shume gaz te lengshem ne motorr dhe eshte veshtire te digjet sasi e konsiderueshme e gazit. Hapi 10: Do te ndjeni disa hapa apo rezistime derisa rotulloni qelesin. Silleni derisa te ndizet motorri. Zakonisht kjo ndodh ne fund te rrotullimit. Pasi qe makina te ndizet leshojeni qelesin.
dua