Byrek me Presh

nga Argjenda Selmani

Byreku eshte nje nga sportet me popullore shqiptare. Byreket i gatuan i gjithe Ballkani, edhe pse origjinen e ka ne Turqi. Gjyshet jane shume krijuese dhe kane shpikur byreke me permbajtje nga me te ndryshmet: me salce domate, me spinaq, me gjize e veze, me mish pule, me laker turshi.

Me poshte jepet receta e byrekut me presh, gjize dhe veze. Ka shume menyra per ta pergatitur byrekun. Ne ju preferojme ate trekendeshen, per arsye estetike dhe per arsye strategjike: nuk ka femije te madh apo te vogel, sado i llastuar qe te jete, qe i reziston!

byrek-me-presh
Preshin (4-5 cope), pasi ta pastroni, priteni ne rrathe te holle. Ne nje tigan te thelle hidhni pak gjalpe dhe vereni ne zjarr te mesem. Shtoni preshin dhe kaurdiseni derisa te zbutet mire. Shtojini pak qumesht. Kur qumeshti te jete pire nga preshi, hiqeni tiganin nga zjarri dhe lereni te ftohet.
byrek-me-presh
Ne nje ene te thelle hidhen dy veze, gjize (rrethe 300g, mund ta zevendesoni me te njejten sasi djathi te bardhe te therrmuar) dhe, sipas deshires, edhe nje gote uji kos. Perziejini te gjitha mire me njera – dhe shtojini ne fund preshin e ftohur.
byrek-me-presh
Filloni te mbushni petet. Petet mund te pergatiten vete ose blihen te gatshme. Ne dyqanet e turqve gjeni me siguri pete te gatshme. Mbushja e pergatitur, nje-dy luge gjelle, vendoset ne mes te petes. Me pas peta paloset sic tregohet ne fotot e meposhtme.
Byrek me Presh Byrek me Presh Byrek me Presh
Pasi t’i keni mbushur te gjitha petet, sperkatini me gjalpe dhe futini te piqen ne furren e pranxehur, ne temperaturen 220°C.
Byrek me Presh
Kur byreket te kene marre nje ngjyre te arte ne te kuqerremte, hiqini nga furra dhe … shijojini.
Ju befte mire!
Burimi: kuzhinaegjyshes
banner