Çfarë të rejash ka sjellë lancimi i iOS 14 më 16 shtator 2020?

nga Flogerta Driza

Apple lancoi iOS 14 më 16 shtator, 2020. Këtu ju kemi sjellë karakteristikat e reja që Apple njoftoi për versionin më të fundit të sistemit operativ të iPhone.

Suport për Miniaplikacionet

iOS 14Përdoruesit do të jenë në gjendje të tërheqin jo vetëm miniaplikacionet nga një Galeri Widget dhe t’i vendosin ato kudo në ekranin e tyre kryesor, por gjithashtu do të jenë në gjendje të ndryshojnë përmasat e ëidget-it.

Biblioteka e Aplikacioneve dhe Grupimi Automatik

Image

iOS 14 gjithashtu sjell me vete një organizim më të mirë të aplikacioneve. Në vend të një bande dosjesh ose faqesh që nuk hapen kurrë, aplikacionet do të renditen automatikisht në një Bibliotekë Aplikimesh. Ngjashëm me dosjet, aplikacionet do të hidhen në një kuti të kategorisë së emëruar. Kategori e cila mund të zgjidhet më lehtë.

Ndërfaqja e Siri-t është shndërruar plotësisht

Image

Që nga fillimi i Sirit në iPhone, asistenti virtual ka pasur një ndërfaqe që mbulon të gjithë ekranin e smartphonit. Mirëpo, lancimi i iOS 14 siç mund të jeni nga fotoja e mësipërme, logoja e animuar e Sirit do të shfaqet në fund të ekranit, duke treguar se ajo po dëgjon.

Pin Messages, Inline Replies, Mentions

Image

– Apple po e bën më të lehtë për ju që të mbani gjurmët e bisedave tuaja të preferuara ose të rëndësishme. Me iOS 14 do të jeni në gjendje ta vendosni bisedën tuaj në krye të aplikacionit.

– Gjithashtu, kompania Silicon Valley po përmirëson mesazhet në grup. Së shpejti do të jeni në gjendje të përmendni njerëz të veçantë në një grup chati dhe t’i dërgoni Mesazhe Inline.

– Në bisedat në grup do të jeni në gjendje të vendosni fotografi dhe emoji të personalizuar për të ndihmuar në identifikimin e bisedës. Madhësitë e imazhit avatar do të ndryshojnë për të sinjalizuar se kush ka dërguar i fundit mesazh në grup.

Picture in Picture Suport në iPhone

Image

Picture-in-Picture (PiP) ju lejon të filloni një video dhe më pas të vazhdoni ta shikoni atë si një dritare të hapur ndërsa kryeni veprime të tjera. PiP ka qenë në dispozicion në iPad, por me iOS 14, si do jetë i disponueshëm edhe në iPhone.

Një aplikacion i ri për përkthime

iOS 14

Google ka një aplikacion Translate, dhe tani e ka edhe Apple. Ashtu si versioni i gjigandit të kërkimit, Apple ofron një mënyrë bisede që lejon të dy njerëzit të flasin në iPhone. Aplikacioni  zbulon gjuhën që flitet dhe ju jep një version të përkthyer.

Meqë Apple përqendrohet në privatësi, i gjithë përkthimi i bisedës bëhet në pajisje dhe nuk dërgohet në cloud.