CIlat janë dëmet afatgjata që lë COVID-19 tek të infektuarit pasi ata shërohen?

nga Argjenda Selmani

Do të duhen vite para se të kemi një kuptim të qartë se si COVID-19 ndikon në shëndetin e njerëzve në planin afatgjatë. Këtu po ju shpalosim atë që ekspertët e shëndetit mendojnë se mund të jenë efektet e mundshme.

COVID-19 mund të shkaktojë shumë inflamacion, i cili mund të çojë në dëmtimin e organeve

Me COVID-19, trupat e disa njerëzve prodhojnë shumë antitrupa si një përgjigje ndaj inflamacionit, por kjo dëmton organet kritike si mushkëritë, veshkat dhe zemra. Kështu shprehet të paktën Khalilah Gates, një pulmonolog dhe profesor i sëmundjeve pulmonare në Shkollën e Mjekësisë në Universitetin e Feinberg.

COVID-19 shkakon stres ekstrem në zemrat e njerëzve

Specialistët e Universitetit të Harvardit e quajtën atë “një sprovë të madhe stresi për zemrën“. Ata deklaruan se inflamacioni dhe ethet e larta të sjella nga koronavirus dobësojnë zemrën dhe rrisin rrezikun për anomalitë kardiake, si mpiksja e gjakut, aritmitë e zemrës, miokarditi ose perikarditi.

Njerëzit mund të kenë dëmtim në lëvizje 

Një gjë që Lauren Ferrante është e sigurt se do të shihet në shumë pacientë me rast të rëndë të COVID-19 është një betejë me funksion njohës dhe fizik në javët dhe muajt pas largimit nga spitali.

Ajo është e shqetësuar se shumë pacientë të prekur nga COVID-19, veçanërisht ata të moshuar dhe të dobëtit, do të kenë probleme me funksionin fizik.

Megjithatë, mbeten ende për t’u parë të gjitha këto përfundime në vitet që do vijojnë dhe që do thellohet studimi ndaj virusit.