Cilat ushqime janë të mira për trurin?

nga Argjenda Selmani

A e dini cilat ushqime na bëjnë mirë për trurin? Ne gjithmonë jemi të prirur të kërkojmë se cilat ushqime kanë më shumë vitamina dhe na bëjnë mirë për shëndetin tonë fizik. Mirëpo ka disa ushqime dhe vitamina që duhet t’i marrim në mënyrë që t’i bëjmë mirë trurit tonë. Më poshtë po përmendim disa prej tyre që e ushqejnë trurin dhe na ndihmojmë të kemi kujtesë apo mbamendje më të mirë.

Arra

Acidet yndyrore omega-3, që gjenden me shumicë tek arrat zhvillojnë trurin, përmirësojnë kujtesën dhe procese të tjera. Arrat luftojnë depresionin. Kane vlera te medha ushqyese: Arrat përmbajnë proteina, vitamina, acide yndyrore omega 3 lecitinë dhe yndyrna të shëndetshme.

Boronica

Ato janë të njohura si antioksidantët kryesorë. Një hulumtim me persona të moshuar vërtetoi se konsumimi i përditshëm i boronicave për 12 javë përmirëson kujtesën.

Çokolladë e zezë

Konsumimi i rregullt i çokollatës mund t’jua ndihmojë trurin të mos ketë probleme të dobësimit të aftësive kognitive, sipas një hulumtimi nga shkencëtarët italianë.

Kafe

Konsumimi i rregullt i kafesë pengon shfaqjen e dëmtimeve të cilat i shkakton kolesteroli dhe njëkohësisht zvogëlon rrezikun për paraqitjen e demencës.

Brokoli

Pavarësisht si përgatitet, prapë do të përmirësojë mprehtësinë e mendjes tuaj. Brokoli përmban vitaminën K, e cila gjendet në sasi më të vogël edhe në boronica, që forcon aftësitë kognitive.

Peshku 

Këtu efektin kryesor e ka vaji i peshkut. Mendohet se omega-3 që gjendet me shumicë në vajin e peshkut luan rol në rigjenerimin e qelizave të trurit.

Veza

Veza përmban sasi të larta të kolinës që luan një rol në zhvillimin e qelizave burimore të memories. Prandaj konsumimi i rregullt i vezës i ndihmon trurit tonë.