Cilat vitamina ndihmojnë rritjen e flokëve?

nga Argjenda Selmani

Nësë flokët tuaj po rriten ngadalë kjo do të thotë se keni mungesën vitaminash. Prandaj më poshtë ne po përmendim disa prej vitaminave që ndihmojnë rritjen e flokëve. Merrni mjaftueshëm vitamina të tillë dhe rezultatet nuk do të mungojnë.

Vitamina B

Një nga vitaminat më të njohura për rritjen e flokëve është një vitaminë B e quajtur biotinë. Vitamina të tjera B ndihmojnë në krijimin e qelizave të kuqe të gjakut, që përmbajnë oksigjen dhe ushqyes për skalpin dhe folikulat e flokëve. Këto procese janë të rëndësishme për rritjen e flokëve. Vitamina B mund të gjendet në shumë ushqime, duke përfshirë drithërat, bajamet, mishin, peshkun dhe perimet jeshile.

Vitamina C

Dëmtimi i radikaleve të lira mund të bllokojë rritjen dhe të shkaktojë plakjen e flokut. Vitamina C është një antioksidant i fuqishëm që ndihmon mbrojtjen ndaj stresit oksidativ të shkaktuar nga radikale të lira. Për më tepër trupi ka nevojë për vitaminë C që të prodhojë një protein të njohur si kolagjen, një pjesë e rëndësishme e strukturës së flokëve. Vitamina C ndihmon trupin dhe në përthithjen e hekurit, një mineral i nevojshëm për rritjen e flokëve. Luleshtrydhet, specat, portokalli , mandarina etj., janë burime të mira të vitaminës C.

Vitamina D

Nivelet e ulëta të vitaminës D çojnë në rënien e flokëve. Trupi prodhon vitaminë D nëpërmjet kontaktit direkt me rrezet e diellit. Burime të tjera të vitaminës D janë disa kërpudha, peshqit yndyrorë, vaij i mëlçisë së merlucit etj.

Vitamina E

Njëjtë si vitamina C, edhe vitamina E është një antioksidant që mund të parandalojë stresin oksidativ. Burime të mira të vitaminës E janë farate lulediellit, bajamet, spinaqi dhe avokadot.