Çka duhet të ha para fitnesit?

nga Argjenda Selmani

Gjysma e suksesit në fitnes varet nga ushqimi që konsumoni. Shumica e njerëzve kanë dilema se çfarë duhet të hanë në kohën sa janë duke ushtruar. Sidomos saktësisht disa orë para se të shkojnë në fitnes apo edhe pas.

Ne po ju përmendim disa ushqime që ekspertët i rekomandojnë për t’i konsumuar disa orë para se t’i drejtoheni palestrës. Ato janë ushqime që ju japin vlera të mira ushqimore dhe që ju ndihmojnë në djegjen e kalorive.

  • Banane
  • Bukë integrale ose e thekur
  • Gjalpë kikiriku
  • Patate
  • Oriz
  • Fileto pule
  • Fasule
  • Çokolladë proteinike
  • Kafe

Për fund, mos harroni asesi të qëndroni të hidratuar gjatë dhe pas stërvitjes. Ju duhet të pini ujë vazhdimisht. Sa shumë? Përafërsisht 30-35 ml për kg peshë trupore në ditë, plus një shtesë 500-1000 ml për çdo orë ushtrimi. Kjo është veçanërisht e rëndësishme nëse ju djersisni shumë! Qëndroni të hidratuar para, gjatë dhe sidomos pas stërvitjes tuaj.