CV pune – qysh me kriju një?

nga Argjenda Selmani

Një CV pune është dokumenti më i rëndësishëm kur planifikoni punësimin! Secili person i rritur, me kualifikim për punë, duhet ta ketë një të tillë.

Ka shumë rëndësi që CV-në tuaj ta përditësoni me informata saherë që merrni një diplomë, kryeni një kurs apo avansoheni në jetën profesionale.

Mirëpo, çka duhet të përmbaj një CV pune e mirë?

Informacionet tuaja personale 

Qysh ne hyrje të CV-së shkruani me shkronja të theksuara Emrin, Mbiemrin, datën e lindjës, e-mail adressën si dhe numrin e telefonit.

Informacionet tuaja profesionale

Në pjesën e dytë të CV-së, menjëherë pas hyrjes, jepni të dhënat tuaja profesionale. Shkruani përvojën e punës. Që nga punëdhënësi i fundit që keni pasur, ose që keni aktualisht, e deri te ai i pari.

Listoni të gjitha trajnimet, kurset dhe referencat qe keni. Një seksion i veçantë në CV-në tuaj të punës duhet të ketë edukimi. Tregoni shkollimin tuaj, nga i fundit, psh Master, e deri te ai i pari, p.sh bachelor.

Kushtoni vëmendje shkathtësive të punësCV pune

Në CV-në tuaj patjetër se duhet të zërë vend edhe një listë me të gjitha shkathësitë që ju veçojnë juve si punëtor. 

Ato tregojnë se si e menagjoni dhe përballoni punën por edhe ambientin ku punoni.

Sekreti i suksesit në këtë pjesë qëndron te fakti se duhet të përmendni shkathtësi që lidhen direkt me profesionin tuaj, apo pozitën e punës në të cilën aplikoni.

 

Disa nga shkathtësitë gjenerale që mund t’i shkruani janë:

  • Komunikativ/e
  • Fleksibile/e
  • I/e shoqërueshëm.
  • I/e gatshëm për punën nën presion, etj.

Shkathtësitë specifike:

Ato duhet t’i përshtatën profesionit tuaj.

P.sh, nëse po kërkoni punë në media mund të tregoni se:

  • Keni aftësi të larta hulumtuese.
  • Shkruani pa gabime
  • Keni burime informacionesh etj.
Ose nëse po aplikoni si ekonomist:

cv pune

  • Keni pasion për numrat.
  • Shkathtësi të larta matematikore.
  • Mësoni shpejt metoda të reja pune, etj.
Çka nuk duhet të përfshijmë në CV pune?
  • Informacione personale si besimi fetar apo orjetimi sekusal.
  • Përvojat e punës që nuk janë të rëndësishme dhe relevante.
  • Kërkesa specifike për pagë.
  • Ankesa apo pyetje të ndryshme.
  • Informacione të rreme.

 

Cka duhet të keni parasysh kur të dorëzoni CV-në përmes e-mailit?

  • Asnjëherë mos dërgoni një email të zbrazët vetëm më dokumentin e CV-së.
  • Shkruani pa gabime gjuhësore.
  • subject shkruani pozitën e punës për të cilën po aplikoni.
  • E-mailin niseni me përshtendetje për personat që pretendohet se do ta lexojnë. P.sh “I/d nderuar, përshëndetje! Shpresoj që ky e-mail t’ju gjejë mirë”.
  • Më poshtë tregoni se për cilën pozitë punë po aplikoni. Mund të shtoni edhe se nga e keni marrë informacionin për pozitën e punës. P.sh “Pashë njoftimin tuaj në faqen e kompanisë se po kërkoni një recepsionist”.
  • Në fund, mos harroni ta falenderoni për kohën e gjetur për ta shqyrtuar aplikimin tuaj.