Dhjetë kuriozitete interesante nga e gjithë bota

nga Flogerta Driza

Sot do t’ju sjellim disa kuriozitete interesante. Në rubriken tonë të Kurioziteteve do t’ju sjellim cdo javë nga 10 kuriozitete interesante nga e gjithë bota. Fakte dhe informacione të lezetshme per te gjithë ata që kanë qef të lexojnë të tilla gjëra.

1. Nëse do të hiqnit të gjithë hapësirën e zbrazët nga atomet që përbëjnë çdo njeri në tokë, e gjithë popullsia në tokë mund të futet në një mollë.

2. Njeriu i fundit që eci në hënë, Gene Cernan, i premtoi vajzës së tij se do të shkruante inicialet e saj në hënë. Ai e bëri këtë dhe inicialet e saj, “TDC”, ndoshta do të jenë në hënë për dhjetëra mijëra vite.

3. Në vitet 1960, CIA u përpoq të spiunonte ambasadat e Kremlinit dhe Rusisë duke i kthyer macet në pajisje përgjimi. Programi, i quajtur Acoustic Kitty, përfshinte mbjelljen kirurgjikale të baterive, mikrofonave dhe antenave brenda maceve.

4. Tri familjet më të pasura në botë kanë më shumë pasuri sesa pasuria e kombinuar e dyzet e tetë kombeve më të varfra.

A e dini edhe se..

5. Trafiku më i gjatë i të gjitha kohërave, ndodhi në Kinë dhe zgjati për më shumë se 10 ditë, me makina që lëviznin vetëm 0.6 milje në ditë.

6. Ka mbi 200 kufoma në malin Everest dhe ato përdoren si pika udhërrëfimi rruge për alpinistët.

7. Nëse e përshtasi me Inflacionin, John D. Rockefeller është njeriu më i pasur në historinë e gjithë botës me një vlerë neto 10 herë më shumë se Bill Gates dhe disa herë më tepër se Jeff Bezos.

8. Të gjitha orët në filmin “Pulp Fiction” janë bllokuar në orën 4:20. 4:20 është simbol kulturor që nënkupton përdorimin dhe tymosjen e mariuanës.

9. Dr. Seuss shkroi “Green egg and Ham” për të fituar një bast kundër botuesit të tij, i cili mendoi se ai nuk mund të plotësonte një libër me vetëm 50 fjalë.

10. Rusia nuk e ka konsideruar birrën si pije alkolike deri në vitin 2011. Më parë ka qënë e klasifikuar si një pije e butë.