E shpejtë dhe e shijshme: Vezë e gatuar në avokado

nga Argjenda Selmani
A keni dëgjuar ndonjëherë për vezë e gatuar në avokado? Ky është ushqim i përsosur për ata që duan ta ruajnë formën e trupit. Receta e mëposhtme ju furnizon me vajra të shëndetshëm yndyrorë dhe proteina të cilat zgjasin tërë ditën, transmeton Qysh Me.

Përbërësit:

  • Katër vezë
  • Dy avokado
  • Vaj ulliri
  • Kripë, piper, erëza sipas dëshirës

Instruksionet për vezë e gatuar në avokado

  • Fillimisht nxejeni furrën në 200 gradë celsius
  • Prejeni avokadon në gjysmë dhe largojani pjesën e brendshme për të krijuar hapësirë të mjaftueshme për vezët
  • Thyejeni vezën dhe me xhentilesë e derdhni në gjysmën e avokados. Hidhni përmbi kripë, piper dhe erëzat e preferuara
  • Gatuajeni në furrë për 15 minuta derisa veza të jetë pjekur.

Të mirat e avokados

Sipas disa studimeve të fundit, avokado është frut shumë i shëndetshëm për organizmin e njeriut. Ai përmban mbi 20 vitamina dhe minerale, duke përfshirë vitaminë C, vitaminë E, shumë vitamina B, magnez dhe kalium. Konsumimi i avokados ndikon në përmirësimin e sistemit imunitar, përmirëson tretjen dhe mund të ndihmojë edhe të humbni yndyrë. Ai gjithashtu ndikon edhe në uljen e depresionit dhe i jep shkëlqim lëkurës tuaj. Avokado duhet të konsumohet me kujdes, të pastrohet fillimisht dhe të përpunohet në mënyrë që të mos krijojë alergji, meqë ajo mund të shfaqet zakonisht një orë pas konsumimit.