Qysh me shmang përdorimin e fjalëve të këqija? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me shmang përdorimin e fjalëve të këqija?

Qysh Me Qysh Me | Edukim | 30 March 2020 | 10:10

Për shumicën e njerëze përdorimi i fjalëve të kqija është një shprehi e keqe e mbetur nga rinia e hershme apo fëmijëria. Kjo është një shprehi të cilën duhet ta hiqni gjithsesi. Përdorimi i këtyre fjalëve do të ju bëjë të dukeni keq në shoqëri dhe situata të cilat ndodheni.

Me përdorimin e fjalëve të kqija duhet të keni kujdes sidomos nëse keni fëmijë tuaj ose jeni të rrethuar me fëmijë të familjarëve. Mos harroni se fëmijët imitojnë secilin veprim të të rriturve. Kujdesuni që të jeni një shembull i mirë për ta!

 Hapi 1
Koncentrohuni që të mos përdorni fjalë të këqija! Dihet se kjo nuk është e lehtë, por ekzistojnë disa mënyra për të ndalur atë. Së pari bindeni vetën se kjo është gabim.Kërkoni falje saherë një fjalë e tillë ju rrëshqet nga goja. Zotohuni se kjo nuk do të përsëritet.

Hapi 2
Numëroni sesa herë po përdorni fjalë të këqija në ditë. Mos harroni të shikoni se cilët persona me të cilët rrini përdorin fjalë të këqija gjatë bisedës me ju. Sepse padyshim që ju ndikoni tek njëri-tjetri. 

Hapi 3
Thuani babait, nënës tuaj apo kujtdo me të cilët jetoni ose kaloni më shumë kohë, se nëse ju dëgjon që përdorni fjalë të këqija të ju tërhjekë vrejtën. Vëzhgimi nga dikush tjetër do të ju ndihmojë ta largoni këtë shprehi të keqe.

Hapi 4
Vëni bast me shokët tuaja, që sa herë që njëri prej jush të përdor fjalë të këqija, të jep diçka në shkëmbim. Mund edhe t'i bëjë tjetrit një favor, që nuk i konvenon. Kështu herën tjetër do mendohet mirë para se të flasë fjalë jo të duhura dhe nuk do t'i përdor më!

dua