Qysh me përgaditë cheesecake me nutella? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me përgaditë cheesecake me nutella?

Qysh Me Qysh Me | Embelsira | 17 July 2020 | 13:31

Nutella është e preferuara e të gjithëve. Kur kombinohet me cheesecake shija është e parezistueshme. Ne ju sygjerojmë ta provoni këtë recetë.

Përbërësit:

  • 250 gram biskota të bluara

  • 100 gram margarinë

  • 400 gram nutella

  • 500 gram krem djathi.

Shkrihet një lugë nutella së bashku me margarinën dhe shtohet tek biskotat e bluara.

Përzihet mirë dhe rrafshohet në tepsi me ndihmën e ndonjë gote më fund të rrafshët.

Në ndërkohë përziejmë krem djathin me nutellën e mbetur derisa të bëhet masë e njëllojtë.

Shtojmë kremin me nutella mbi biskota dhe e lëmë të ftohet për disa orë.

 

dua