Qysh me përgatit Sultjash, ëmbëlsirën e preferuar të shqiptarëve? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me përgatit Sultjash, ëmbëlsirën e preferuar të shqiptarëve?

Qysh Me Qysh Me | Embelsira | 09 July 2020 | 10:13

Syltjashi eshte nje nder embelsirat e preferuara te shqiptareve, kjo sepse eshte edhe shume e lehte per tu pergatitur. Pastaj, shpesh nenat tona na e kane pergatitur kur kemi qene femije dhe kjo lidhet direkt me kujtimet tona feminore. Me poshte po ju tregojme si pergatitet:

  • Racione: 8 persona (8 kupa)
  • Vështirësia: e thjeshtë
  • Kliko

Perberesit:

  • 200gr oriz
  • 8 luge gjelle sheqer kaf
  • 1.5l qumesht
  • 1 pako te vogel vanilje
  • lekuren e 1/2 limoni
  • reçel per shoqerim (luleshtrydhe, manaferre etj)

​Pergatitja: 

Ziejme orizin ne rreth 1.5liter uje pa kripe per 20 minuta derisa te zbutet plotesisht dhe ta kete thithur  komplet ujin. Shtojme qumeshtin, lekuren e limonit, sheqerin, ulim zjarrin ne minimum dhe e leme edhe per 20 minuta te tjera duke e perziere vazhdimisht ne menyre qe mos te na ngjitet ne fund te tenxheres.

Ne fund shtojme edhe vaniljen pluhur. E shperndajme sultjashin neper kupa (tasa) dhe e leme te ftohet plotesisht. Perpara se ta servirim, i hedhim siper nje apo dy luge nga reçeli yne i preferuar. 

dua