Qysh Me nga dua.com - Qysh me shkarku video nga Facebook? 

Qysh me shkarku video nga Facebook?

Flogerta Driza Flogerta Driza | Facebook | 17 March 2020 | 11:10

Tashmë të gjithë ne kur futemi në Internet faqja e parë që shohim është facebook. Edhe pse ndoshta duam të bëjmë diçka tjetër nuk rrim dot pa i hedhur një sy. Madje shpesh herë harrojmë për çfarë kemi ndezur kompjuterin, duke parë linket e shokëve apo të faqeve që kemi pëlqyer dhe shumë herë shofim video aq të bukura saqë duam ti ruajmë ato. 

Pra me këtë artikull duam të ju mesojmë disa mënyra të thjeshta si të shkarkoj video nga facebook 

Mënyra e parë si të shkarkoni video nga Facebook

Ka disa mënyra të ndryshme për të shkarkuar video nga facebook. E para dhe më e thjeshta është ajo që nuk keni nevojë të shkoni as në një faqe tjetër dhe as të instaloni programe të posatshme. Si funksionon kjo mënyrë?

Kur të keni gjetur videon që dëshironi duhet të shkoni tek faqja që ka publikuar atë video. Faqen mund ta shikoni direkt nën video ku emri i saj është i theksuar me ngjyrë blu. Klikoni mbi video, siper videos ka një adresë ku të gjitha videot kan adresën e tyre personale si përshembull: www.facebok.com/video-12345.

Shndërroni linkun m.facebook.com/video-12345, pra duke hequr germat www dhe duke vendosur germën m dhe shtypni botonin enter. Në këtë mënyrë faqja e facebook shndërrohet sikur në telefon. Niseni videon, pra jepini play dhe klikoni me të djathten e mausit pastaj me të majten dhe klikoni mbi save video as dhe videoja është gati për tu ruajtur në kompjutein tuaj.

Mënyra dytë si te shkarkoni video nga facebook 

Edhe kjo është një mënyrë shumë e thjështë për të shkarkuar video nga facebook. Hapeni videon në faqen e saj dhe kopjoni linkun shembull: www.facebok.com/video-12345 

Pasi ta keni kopjuar, shkoni tek kjo faqe Interneti clipconverter.ccvendosni linkun e videos që kopjuat pak më parë dhe në anën e djathtë klikoni tek butoni ku ju kërkon ta ktheni videon në formatin që ju deshironi. Formati MP4 zgjidhet me shpesh, klikoni download.

Faqet që bëjnë të mundëshmë shkarkimin e videove nga shumë platforma si Facebook apo YouTube janë vertet të shumta, unë mora vetëm njërën nga ato si shembull.

dua